Opozita e errësirës në kërkim të spiunit!

Nga Ermal Peçi

Në fakt ajo që po ndodh prej kohësh në grupin e deputetëve të Bardhit dhe të Berishës vetëm lidhje me opozitën nuk ka. Një opozitë, e cila lëviz në errësirë të plotë, pa vizion dhe projekt politik. I kam quajtur “Opozita e Errësirës” për faktin që jo vetëm kanë shfokusuar rolin e vërtet që ka opozita, por edhe diskursin politik që ajo duhet të kishte sot. Një grup deputetësh, të cilët kanë hallin e Berishës për pasojë të shpalljes të tij non-grata dhe përballjes me drejtësinë dhe grupi i Bardhit që i rre mendja se mund të përfitojnë kapital politik nga halli i Berishës.
Në fakt ajo që ndodhi gjatë ditës së sotme ishte kryekëput thelbi i një grupimi, i cili lëviz brenda të djathtës vetëm për interesa personale dhe pragmatiste. Pa vizion, pa moral, pa asgjë të përbashkët me hallet dhe problemet e qytetarëve, të distancuar, të shkëputur nga realiteti social dhe me frikën e zgjedhjeve që po afrojnë, kanë nisur të bëjnë kalkulimet personale, por shumë larg problemeve të qytetarëve. Tritan Shehut gjatë ditës së sotme ju kujtuan përsëri reminishenca të së shkuarës së tij në Gjirokastër. Iu kujtua fotoja e tij me Enver Hoxhën dhe menjëherë kur diskutimi vlonte jo për hallet e opozitës, por për halle personale, bëri deklaratën e fortë që tundi themelet e regjimit “Si ka mundësi që nga kjo mbledhje dalin informacione” të gjendet spiuni. Tritani harron që ata deputetë që ai ka përballë pjesa më e madhe e tyre mund të ketë ndryshuar qëndrim të paktën 4 herë përgjatë një viti. Duke nisur nga Gjekmarkaj deri te Gazment Bardhi, të cilët edhe sot që ulen në tryezë me Flamur Nokën, një dorë për të vjedhur votat e kanë te thesi i Berishës dhe një dorë për të takuar ndërkombëtarët e për t’u ankuar për Sali Berishën dhe non-gratën e tij. Në fakt kjo është dhe tragjedia e opozitës që përfaqësohet nga grupi i Bardhit dhe i Rithemelimit sot. Mblidhen me demek se janë të gjithë bashkë kundër Ramës, por secili prej tyre në fakt ka hallin e vetes, por jo të demokratëve dhe prandaj përfundojnë duke kërkuar për të gjetur spiunin që i tradhton.

Artikulli paraprak“Ofertë turistike edhe gjatë dimrit”, VOA: Sfidat e industrisë së turizmit në Shqipëri
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: ODIHR kërkon nisjen e punës për Zgjedhoren, grupi Berisha-Bardhi merren me emrat në komision