Opozita e bashkuar drejt Elbasanit qytetit të kontrolluar nga krimi, bojkot Parlamentit

Opozita e bashkuar do të niset nesër në drejtim të qytetit të Elbasanit duke bojkotuar Parlamentin në seancën e dytë që do të mbahet nesër. Opozita ka vendosur në krye të axhendës qytetarët të cilët janë në presionin e fortë të një pushteti kriminal. Qyteti i Elbasanit prej vitesh është përfshirë nga luyfta e bnandave rivale mes të cilëve është edhe Kryebashkiaku i këtij qyteti, Qazim Sejdni që prej kohësh shoqërohet me forca të shumta policie për shkak të kërcënimeve.
Kryetari i PD Basha ka shpallur një aksion radikal politik të opozitës për të çliruar qeverinë nga krimi.
Basha nisi nga Shkodra mobilizmin e strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi.
Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit-frikën që krimi ka nga Partia Demokratike, e cila ka treguar me vepra tolerancën zero ndaj krimit sa herë ka drejtuar vendin.
“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie.
Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej këtij takimi, puna duhet të nisë derë më derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka”, tha Basha.

Artikulli paraprakDW: Ndërmjetësi mes Thaçit dhe Vuçiç për ndarjen e Kosovës paguhet nga qeveria serbe
Artikulli tjetërGrabitësit bëjnë namin në Gramsh, vidhen 50 biznese, makina, shtëpi e dyqane, policia ruan kanabisin