Olsi Rama e Gaz Demi zhvatin pronat e ushtrisë për pallate

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po i jep Olsi Ramës, vëllai të kryeministrit dhe Gaz Demit, Presidentit të ekipit të futbollit të “Partizanit” tre objekte të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërtuar pallate. Denoncimi është bërë nga një oficer i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, ku e informon se Mimi po u bën presion oficerëve që të firmosin një kontratë ku një pronë t’i jepet Gaz Demit për ekipin e futbollit të Partizanit, por më pas në këtë pronë Gaz Demi dhe Olsi Rama do të ndërtojnë pallate.
“Oficeri dixhital denoncon: Mimi Striptizën dhe sekretarin e saj të super-përgjithshëm, Kraja, sepse u bën presion mafioz oficerëve që të firmosin për t’i dhënë Gaz Demit dhe Olsi Ramës ambiente të dhëna për ekipin Partizani me kontratë, por që kjo dyshe, me sa duket në kundërshtim me kontratën do të ndërtojë pallate!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e oficerit.
“Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Arjan Kraja me porosi të ministres Kodheli po i shantazhon me kërcënim oficerët (ca kapitena të lodhëm) që të firmosin që Gaz Demi që është një me Olsi Ramën të prishë tre objekte në ambjentet që me vendim qeverie ka marrë me kontratë për Partizanin gjasme… Kjo nuk është e parashikuar në kontratë. Për ato ndërtesa janë në tokë publike dhe për rikonstruksionin e tyre janë shpenzuar edhe 3 miliardë lekë. Gazi dhe Olsi e duan atë mjedis duket për të ndërtuar pallate, mirëpo oficerët po ta firmosin nesër ata hanë burgun…”, shkruan oficeri i Ushtrisë.
Pak ditë më parë, përmes një koncesioni abuziv, Edi Rama i dha vëllait të tij, Olsi Rama, marrjen nën kontroll të aktivitetit të Lojërave të Fatit, me qëllim pastrimin e parave të pista. Në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, koncesioni i është dhënë kompanisë, Mc Networking, e cila zyrtarisht figuron në pronësi të ortakut të Olsi Ramës, Endri Meksi. “MC Networking” me administrator Olsi Rama, vëllain e Kryeministrit do të monitorojë për 30 vite aktivitetin e basteve dhe kazinove dhe çdo firme që ushtron aktivitet në fushën e lojërave të fatit.
Me këtë të fundit, Olsi Rama është bashkë ortak në kompaninë Pegasus Communication. Ish-Kryeministri Berisha publikoi dokumentet që provojnë se kompania e regjistruar në pronësi të Endri Meksit, ortak dhe mik i Olsi Ramës, ka nënshkruar si pala fituese e marrjes së koncesionit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit të lojërave të fatit.
“Edvin Kristaq Bixhozi ia beson vëlla Olsit lojërat e larjes së parave të tij të pista! Të dashur miq, këto ditë Edvin Kristaq Bixhozi arriti të shtjerë përfundimisht në dorë lojërat e fatit në mbarë Shqipërinë. Dokumentat zyrtare faktojnë se ai këtë kanal të larjes së parave të zeza ia besoi vëllait të tij, trafikantit të kokainës Olsi Rama. Kjo u bë në shkelje të çdo ligji mbi prokurimet dhe konfliktin e interesit. Kështu tani pas emërimit të bashkëshortes, Linda Rama në drejtimin e bankës familjare të regjistruar off shore si kanal i larjes së parave të vjedhura, ryshfeteve dhe drogës nga familja Rama, tani ata vendosën në kontrollin e tyre të plotë kanalin tjetër për larjen e parave të pista”, shkruante Berisha në postimin e tij.
Më tej, Berisha ka postuar analizën e një eksperti të bazuar në dokumente që dëshmojnë se si Rama i besoi në kundërshtim me çdo ligj kompanisë të vëlla Olsit kontrollin e lojërave të fatit dhe dokumentet përkatëse. Sipas sqarimit të bërë nga eksperti, “Shoqëria fituese, do të ndërtojë dhe mirëmbajë këtë sistem. Çdo subjekt i lojërave të fatit do të paguajë një fee (faturë) për çdo pajisje, fee, e cila do të përfitohet nga koncesionari, për investimin dhe mirëmbajtjen e kryer nga ai. Pavarësisht se emërtimi, nuk është i tillë, kjo kontratë ka shumë elementë të njëjtë me atë të koncesionit. Përmbledhje mbi procedurën përzgjedhëse të operatorit që do të ndërtojë sistemin e Monitorimit të Lojërave të Fatit Online”.

R.POLISI

Artikulli paraprakKreu i Antimafias: Tonelata droge nga Shqipëria në Itali
Artikulli tjetërMediat Fake News të Ramës