O njerëz mos rrini vetë në çadra, fusni Ramën t’i mbushet…

Nga Agim XHAFKA

O njerëz mos rrini vetë në çadra.
Fusni Ramën. T’i mbushet mjekra me morra.
Fusni Braçen. T’i trashet zëri nga e ftohta.
Fusni Majkon. T’i zhduket tre vjet e qeshura.

Fusni Spiropalin. Të veshë benevrekët e Ramës.
Fusni Tualetin. Të djegë çadrën nga zjarri që do ndezë.
Fusni Finon. T’i vrapojë barku.
Fusni Brahon. Ta kthejë në shurrtore.

Fusni Ruçin. Ta bëjë “Muze”
Fusni Gjiknurin. Të trembe tërmetin.
Fusni Lleshin. Do mbyllen çadrat ngjitur nga gazi helmues.
Fusni Xhafajn. Të mbjellë brenda hashash.
Fusni Klosin. Te dera do vihet emërtimi “Lloto”

Fusni Ulsiun. Tërë natën karaoke me dy gërma:”Iu,iu,iu…”
Fusni Lalin. Të hapë brenda themele për kulla.
Fusni Ahmetajn.Të kthehet çadra në maternitet i lekut.
Fusni Mimin. Të dëgjoni tallavanë:” Fik,fik radarin!”

Artikulli paraprakPremtimi i Ramës për vitin 2020: Një fillim i ri me Arben Ahmetajn, Ilir Beqen dhe Erion Veliajn
Artikulli tjetërTë mbijetuarit nga tërmeti paralajmërojnë Ramën: S’dalim nga hotelet, vetëm nëse na nxjerr me dhunë