“Nxiti tensione ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, zv.kryeministri Gruvi: Putin ka dashur të destabilizojë RMV-në

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi në një panel diskutimin “Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë” u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin ka dashur të destabilizojë Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se deklarata që mbështesin këtë ide kanë ardhur edhe nga ministri i Jashtëm rus Lavrov.

“Paramendoni, kishte deklarata edhe nga ministri i Jashtëm Lavrov edhe nga zëdhënësja e tij Zaharova, edhe nga presidenti Putin, që i dinte të gjitha fshatrat në Maqedoni dhe i përmendte në intervistat e tij në mediume ndërkombëtare dhe thoshte që udhëkryqi i zjarrit për Rusinë në lidhje me zgjerimin e NATO-s, është Maqedonia. Kjo është deklaratë e cituar nga z.Lavrov, ndërsa më pas z.Putin nxiste në mediumet e tij, duke e përmendur edhe Grushinën e Kumanovës në intervistat e tij, se si i di të gjitha fshatrat në Maqedoni, për të nxitur tensione ndëretnike të Maqedonisë së Veriut mes shqiptarëve dhe maqedonasve, deri te rastet tragjike që ndodhën në qytetet tona”, tha Grubi.

Artikulli paraprakDW: I hapet rruga shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kosovës
Artikulli tjetërFaktet e reja nga “McGonigal”/ Si Berisha u bë pjesë e planit të Ramës për të goditur Bashën