“Nxiti tensione ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, zv.kryeministri Gruvi: Putin ka dashur të destabilizojë RMV-në

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi në një panel diskutimin “Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë” u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin ka dashur të destabilizojë Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se deklarata që mbështesin këtë ide kanë ardhur edhe nga ministri i Jashtëm rus Lavrov.

“Paramendoni, kishte deklarata edhe nga ministri i Jashtëm Lavrov edhe nga zëdhënësja e tij Zaharova, edhe nga presidenti Putin, që i dinte të gjitha fshatrat në Maqedoni dhe i përmendte në intervistat e tij në mediume ndërkombëtare dhe thoshte që udhëkryqi i zjarrit për Rusinë në lidhje me zgjerimin e NATO-s, është Maqedonia. Kjo është deklaratë e cituar nga z.Lavrov, ndërsa më pas z.Putin nxiste në mediumet e tij, duke e përmendur edhe Grushinën e Kumanovës në intervistat e tij, se si i di të gjitha fshatrat në Maqedoni, për të nxitur tensione ndëretnike të Maqedonisë së Veriut mes shqiptarëve dhe maqedonasve, deri te rastet tragjike që ndodhën në qytetet tona”, tha Grubi.

Exit mobile version