Nuk përmbahet banda në qeveri! Zyrtari i ministres së Ramës dhunon gazetaren!

Gazetarja e emisionit Boom, Arjana Loçe është përballur sot me arrogancën dhe dhunën e shfaqur në linjë vertikale, nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deri tek roja që rri tek dera e këtij institucioni.
Teksa ka kërkuar një sqarim në lidhje me bazën ligjore mbi të cilën ministrja Balluku ka nxjerrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019 mbi pezullimin e procedurave koncesionare për ndërtimin e HECE-ve, ministrja ka mbyllur me forcë derën e makinës duke ja përplasur në krah gazetares.
Ministrja Balluku nuk i është përgjigjur pyetjes se mbi çfarë baze ligjore ka marrë urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019.
E si të mos mjaftonte kjo, shembullin e ministres e ka ndjekur edhe roja i institucionit, i cili përmes pamjeve shihet në çdo moment teksa përpiqet të pengoj me duar gazetaren të bëj detyrën.
Pas këtij momenti gazetarja i thotë se veprimet që kreu ishin të paligjshme, por roja i përplas derën e ministrisë, duke i zënë dhe njërin nga gishtat.
Ngjarje të tilla tregojnë se liria e medias në Shqipëri po vihet çdo ditë e më shumë nën kërcënimin e arrogancës së pushtetit.

Artikulli paraprakDeputeti zbulon skandalin: Rama, show me “Air Albania”, projekti ishte i dështuar që në fillim!
Artikulli tjetërGjermania shuplakë qeverisë: Investitorët kërkojnë siguri ligjore dhe transparencë, jo korrupsion!