Nuk ndalen lëkundjet e tokës, tjetër tërmet i fortë në Korçë

Që prej mëngjesit të sotëm raportohet se nuk janë ndalur lëkundjet e tërmetit në Korçë ku së fundmi është ndjerë një tjetër e fortë për të cilën mësohet paraprakisht se ka qenë 4.05 ballë. Lëkundja e fortë u regjistrua në 17:35 minuta dhe epiqendra ishte në Libonik.

Gazetarja e Fax News, Brikena Hoxhalli raporton se më shumë se 10 lëkundje janë regjistruar ditën e sotme. Kujtojmë se 1 vit më parë lëkundjet e térmetit shkaktuan déme të mëdha në Floq, Qafzezë, Vidohove dhe pjesërisht në qytet.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave janë regjistruar dy lekundje tërmeti mëngjesin e kësaj të shtune, 30 maj. Por lekundja e më e fortë para kësaj të fundit, ka qenë me magnitudë 3.5. Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter dhe e ka pasur epiqendren ne Kapshtice.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 07:00 dhe goditja ka pasur nje një thellësi 22 kilometra.

165 1

Artikulli paraprakBasha: Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI!
Artikulli tjetërVenecia: Duhen bërë ndryshime në Vetting, KED duhet të propozojë vetëm kandidatët që e kanë kaluar këtë proces