Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Rama mashtroi për riathdhesimin: “Do kthejmë vetëm ata që kanë mbetur rrugëve”

Kryeministri Rama përmes një sqarimi që e quan të fundit, shprehet se, nga vendet e tjera, do të kthehen vetëm shqiptarët që kanë mbetur rrugëve, dhe në pamundësi reale për të përballuar qoftë edhe një ditë më shumë në vendet ku kanë mbetur, ndonëse dy ditë më parë deklaroi se do të kthehen në atdhe të gjithë ata shqiptarë që kanë mbetur në shtete të ndryshmë për shkak të Covid-19.

Kreu i qeverisë shprehet se të gjithë personat tashmë janë identifikuar dhe lista është e mbyllur, dhe nuk ka vend as për mallkime dhe sharje, pasi të gjithë shqiptarët e tjerë do të kthehen vetëm pasi lufta të ketë mbaruar.

Kreu i qeverisë shton se të gjithë personat që janë kthyer janë të detyruar që të qendrojnë në karantinë, dhe do tiu publikohen dhe emrat, që në rast se urdhëri shkelet, personat që i njohin t’iu qendrojnë larg.

Postimi i plotë i Ramës

SQARIMI I FUNDIT për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se NUK DO TË RIATDHESOJMË NË MASË BASHKËQYTETARË JASHTË KUFIJVE:

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe MISIONET TONA TË RIATDHESIMIT (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) DO TË KTHEJNË NË ATDHE VETËM NJË NUMËR TË KUFIZUAR PERSONASH, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar.

Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t’i kthyer këta persona, se LISTA ËSHTË E MBYLLUR, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! Po s’ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës!

Më vjen tmerrsisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s’do luajnë fare nga vendi.

#mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet! Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt!

Artikulli paraprak“Hakmarrje për Brexit”/ Kush e infektoi me Covid-19 kryeministrin Boris Johnson
Artikulli tjetërQeveria ka përjashtuar me shumë se gjysmën e shqiptarëve nga paketa gjysmake e ndihmës. PD: Asnjë qytetar të mos përjashtohet!