Nuk ka marrëveshje që ju shpëton nga SPAK-u!

Nga Ermal Peçi

Prej disa ditësh po qarkullon në media mundësia e një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por duke qenë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie, i duplikuari i tij në këtë pozicion, Bardhi, ka nisur negociatat për të arritur një marrëveshje në këmbim të së cilës të kthehet normaliteti i jetës parlamentare. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Alibeaj, i cili tha se nuk po kërkohet një marrëveshje në të mirë të shqiptarëve, por po bëhet pazar në kurriz të tyre. Një deklaratë paralajmëruese, e cila rezultoi e vërtetë, sepse nga kjo marrëveshje paraprake, Rithemelimi mori dy nga tetë komisionet që kërkoj, nuk u fol për ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe ajo që ishte më e rënda, e cila u bë publike edhe në media flitej ndryshimet ligjore mbi Reformën në Drejtësi. U trumpetua si një fitore e madhe e opozitës, por në fakt kryekëput është humbja e shqiptarëve dhe teatri që po mban në këmbë partneritetin Rama-Berisha. Në 5 muaj Rithemelimi ka bërë çmos që seanca mos të vazhdojë normalisht, ka pasur përplasje, janë përmbysur karrige, është djegur e karrigia e Bashës, deri në konflikte fizike, se regjimi nuk po i lejonte një të drejtë që ia njeh ligji. Ndërkohë që Rithemelimi dhe grupi i Bardhit vazhdonin këto aksione që nuk prodhonin politikë, Rama miratonte buxhetin e shqiptarëve për 4 minuta, kalonte investimet strategjike pa pasur mundësinë që qytetarët të kuptonin se çfarë po ndodh. Ky është thelbi i këtij teatri mes Ramës e Berishës, që në fund shqiptarët mos të kishin informacion se çfarë do të ndodhte me paratë e tyre dhe mos të kishin informacion që toka jonë dhe pasuritë tona do të vazhdojnë t’i jepen një grupi oligarkësh që deri dje ishin njerëzit e Berishës dhe sot janë të Ramës.
Në të gjithë këtë teatër politik dhe mediatik një telefonatë nga Uashingtoni duket se ua ka prishur vallëzimin politik që kërkonte të merrte Damiani me Bardhin nën bekimin e Ramës dhe Berishës. Se çfarë ka ndodhur do të duhet secili prej tyre të japë shpjegime, por ndërkohë që ne presim të dimë se çfarë ndodhi, një tërmet ndodhi në një nga drejtoritë më të rëndësishme, e cila është në kontroll të Zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjetikes dhe Infrastrukturës, Ervis Berberi drejtori i ARRSH-së u arrestua gjatë ditës së djeshme nga agjentët e Byrosë së Hetimit me urdhër të SPAK-ut. Akuzat ndaj tij janë për korrupsion dhe pastrim parash, një skemë të cilën SPAK-u e ka zbërthyer. Tashmë realiteti politik në Shqipëri është i qartë, opinioni publik kërkon një SPAK ta pastrojë administratën dhe politikën shqiptare nga hajdutët, të cilët e kanë parë këtë vend vetëm për ta vjedhur. Në këtë realitet të ri politiko-social dhe me mbështetjen e madhe morale që shqiptarët po i japin SPAK-ut, takimi simbolik i Blinken me Altin Dumanin duket se klasa e korruptuar politike fundin do ta ketë siç e meriton, pas hekurave. Prandaj as teatri e as lojërat politike, fjalimet pompoze e të fryra për regjime diktatoriale, nuk ka marrëveshje politike të mamuthëve të demokracisë hibride shqiptare që mund t’i shpëtojë nga SPAK-u./dritare.net

Artikulli paraprakAkuzat e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD: Ditën kur u votua buxheti i shtetit për 4 minuta, deputetët e Bardhit fitonin tenderë me qeverinë Rama
Artikulli tjetërBrenda Programit të Shtëpisë së Bardhë për të ndarë sekretet e Amerikës