Nuk e përballon lajmin e infektimit me Covid-19, vetëvritet infermierja

Daniela Trezzi, 34 vjeç, infermiere në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Gerardo në Monza, një nga frontet kryesore italiane të pandemisë, është vetëvrarë.

Infermierja ishte e infektuar me COVID-19. Ajo që ka përjetuar Daniela në periudhën e fundit, edhe nëse lidhet me këtë vendim për t’i dhënë fund jetës nuk dihet ende, por shumë media shkruajnë se ajo ka qenë në stres të madh nga frika se mos ka infektuar të tjerët.

Megjithatë, vetëvrasja e Daniela Trezzi, nuk mund t’i atribuohet infektimit me koronavirus, sipas komunikatës nga Federata Kombëtare e infermierëve.

Sqarimi vjen nga Drejtori i Përgjithshëm Mario Alparone i ASST-it të Monza-s: “Kolegia kishte qenë në shtëpi e sëmurë që nga 10 marsi dhe nuk ishte në gjendje mbikëqyrjeje për pozitivitetin e konstatuar ose për t’u vlerësuar. Verifikimet aktualisht janë duke u zhvilluar nga autoritetet gjyqësore kompetente”.

Episodi i tmerrshëm, për fat të keq, nuk është i pari që nga fillimi i urgjencës së COVID-19. Një episod i ngjashëm kishte ndodhur një javë më parë në Venecia, me të njëjtat arsye themelore.

Edhe pse shpresojmë të kundërtën që arsyeja të mos jetë infeksioni, të gjithë e dinë se stafi mjekësor në Itali po punon në kushte stresuese me mijëra pacientë të infektuar.

Artikulli paraprakBasha për negociatat: Askush nuk mund të luajë më me fjalë. Faktet janë mbi tavolinë. Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte
Artikulli tjetër51 anëtarë të OKB me koronavirus