Nuk e duan më as të vetët…!

Nga Bardh SPAHIA

AS TË VETËT NUK E DUAN MË EDI RAMËN!

Miqtë e mirë njihen në ditë të vështira dhe Edi Rama as të tillë nuk ka më! Po i distancohen e bëjnë sehir, teksa ditë pas dite po shfaqet sic është: një individ me mungesë të fortë ekuilibri mendor, pasi ka kuptuar se gjithë propaganda e kushtueshme, i ka rënë totalisht, e se njerëzit e shohin për atë që është: një individ i dëmshëm, që duhet larguar sa më parë.

Asnjë nga të vetët nuk e frenon nga thyerja e cdo kodi sjelljeje normale, për të mos u mbirë për të tretën herë në banesë familjarëve të 25 vjecarit, që u vra nga plumba policorë, edhe pasi vetë firmosi një vendim për ta quajtur “vrasje aksidentale”. Pa turp e pa asnjë lloj kufiri as llogjik e jo më institucional!

Askush nga të vetët nuk e paska aq merak, sa ta këshillojë Edi Ramën që t’ia kursejë vetes lëshimin e përroit psikik publik me deficenca të forta llogjike, se paska shkuar 3 ditë para në Nju Jork, pasi ky shtet paska rregull 3 ditë karantinim për Covid-19 dhe karantinën e paska kaluar duke bërë shopping, qoftë edhe bojërash pikture!!! Apo që me drejtorin e Pfeizer, preteksti publik për të cilin mori rrugën për SHBA, u takua në një galeri, por nuk pati asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëra palë se cfarë u arrit konkretisht!!!

Mbulimi i gënjeshtrave me më shumë gënjeshtra, publikisht, në transmetim të drejtpërdrejtë, për sjellje individuale të tij apo të institucioneve të varësisë, duke mohuar edhe të verteta kokëforta që janë shfaqur me zë e figurë, si nga media ashtu edhe nga qytetarë janë ilustrimi mjeran por real, i atij që është ulur në karriken e kryeministrit. Largimi i Edi Ramës është shërbimi më i madh që cdo shqiptar do i bëjë këtij vendi dhe të ardhmes së tij. Qytetarët e kanë kuptuar! Edhe Edi Rama, tashmë i braktisur edhe nga kujdesi i të vetëve!

Spahia

Artikulli paraprakOlta e fluturimeve me helikopter do bëhet Ministre e Brendshme?
Artikulli tjetërShifra skandaloze/ Shqiptarët do të paguajnë 838 miliardë lekë për koncesionet e Ramës në 2021