Nuk bien shifrat në Itali, humbin jetën 602 persona nga Covid-19

Italia po vijon të përballet me një numër të lartë viktimash si pasojë e koronavirusit.

Vetëm brenda 24 orëve, si pasojë e koronavirusit, në Itali kanë humbur jetën 602 persona.

Me gjithë luhatjet e ditëve të fundit numri i viktimave vazhdon të jetë në rritje pasi të hënën humbën jetën nga koronavirusi 566 persona. Ndërsa, numri total i viktimave në vend është rritur në 21,067.

Por, për herë të parë që nga 13 marsi, numri i rasteve të konfirmuara brenda një dite është më i ulët se 3000.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë konfirmuar 2,972 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të infektuarve në vend shkon në 162,488.

Italia vazhdon të mbajë vendin e tretë si vendi më i prekur nga koronavirusi në botë ndërkohë që karantina në këtë vend është zgjatur deri në 3 maj.

Artikulli paraprakShkuan të blinin 2 kg patate, u arrestuan si kriminelë, historia e çiftit që qëndruan 3 ditë në paraburgim
Artikulli tjetërPamje dramatike, shpërndarja e ndihmave shndërrohet në ‘miting’, policëve iu del situata nga kontrolli