North Stream 2: Lufta e Shteteve të Bashkuara me Rusinë, në kurrizin e europianëve

Projekti North Stream 2 (NS2) përfaqëson 50 miliard metra kub gaz në vit. Edhe pse objektivat e carbon neutrality e kanë modifikuar kuotën e GNL në përzierjen energjitike, rënia e prodhimit të qymyrit dhe e energjisë bërthamore në Gjermani duhet të kompensohet nga gazi në periudhë afatmesme. Gjermania është klienti numër një i gazit të Rusisë. Kjo varësi e madhe buron nga një vendim i dyfishtë: fundi i bërthamores dhe braktisja progresive e centraleve termike që përdorin qymyr. Importet e gazit në Europë shpërndahen si vijon: 74% transportohet nëpërmjet gazsjellësve, 41% nga Rusia, 35% nga Norvegjia, 11% nga Algjeria, 5% nga Katari me anije, 3% nga Nigeria dhe një pjesë nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni i është kundërvënë projektit NS2 në emër të pavarësisë energjitike të Europës.

Donald Trump e kishte shprehur moskuptimin e tij përballë një politike tregëtare të Europës dhe sidomos të Gjermanisë, që synonte të “forconte kapacitetet financiare ruse, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë miliarda dollarë në kuadër të NATO”. Gjeti mënyrën edhe të nënvizojë kontraditkën midis kuotës së ulët të PBB që Gjermania i kushton mbrojtjes (1.5%) dhe mbajtjes së 50000 trupave amerikane. Fuqia amerikane dëshiron të bëhet një prej vendeve kryesore eksportuese të gazit në Europë, sidomos falë gazit të nxjerrë nga shistet. Kështu, Uashingtoni do të zbatojë një seri masash graduale lidhur me soft dhe smart power: influencë mbi Poloninë dhe Danimarkën, aderim në projektin Baltic – Adriatic – Black Sea (BABS), sanksione ekstraterritoriale, përdorim të NATO. Në ndryshim nga Rusia, që thekson se NS2 është një projekt tregëtar, Shtetet e Bashkuara pohojnë se bëhet fjalë për një projekt politik që justifikojnë sanksionet të cilat futen në kuadrin e ligjit amerikan CAATSA (Countering America’s Adversaries Though Sanction Act) e 2017 dhe të ligjit PEESA (Protecting Europe’s. Energy Security Act) e 2019.

Në kontrast të hapur me Rusinë, Ukraina dhe Polonia mbështesin aktivisht ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në këtë luftë kundër NS2, ama për arësye divergjente dhe kontradiktore. Me pak fjalë, është një aleancë oportunizmi, ukraina, nëpërmjet së cilës kalon gazi rus, është kundër projektit NS2. Në fakt, falë kalimit nga territori i saj, ajo nxjerr një të ardhur prej 7 miliardësh në vit. Në rast se NS2 do të zëvendësonte Soyuz dhe Brotherhood, dy gazsjellësit që furnizojnë Europën nëpërmjet territorit ukrainas, Ukrainës do t’i duhej të përballej me rreziqe të larta si ndërprerjet energjitike dhe një rritje të presionit nga ana e Moskës. Deri më tani dy gazsjellësit e mësipërm i kanë dhënë një farë autonomie. Gazi është për Moskën një burim të ardhurash, përveçse një instrument influence ndaj Europës dhe një armë ekonomike e politike kundër Shteteve të Bashkuara.

Por midis aktorëve të përfshirë në këtë ndeshje është Grupi i Vishegradit që përfshin Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë: përfitues të bilanceve europiane. Megjithatë këto vende mbesin jashtëzakonisht atlantistë, sidomos për arësye historike pasi në të kaluarën kanë pësuar pushtime sovjetike dhe gjermane. Të gjitha këto vende kanë aderuar në NATO përpara se të futeshin në Bashkimin Europian. Vendet e Vishegradit dallohen nga pjesa tjetër e Europës edhe për çështje ekonomike si planet e rigjallërimit dhe tranzicionet energjitike. Megjithatë, diferencat lidhur me NS2 mbesin brenda Grupit të Vishegradit: Sllovakia përfiton nga e drejta e përparësisë falë gazsjellësit Transgaz (zgjerim i gazsjellësve Droujba dhe Soyuz). Hungaria varet nga gazi rus dhe është e lidhur me Rusinë edhe për shkak të dy reaktorëve bërthamorë VVR – 1200 të prodhuar nga Rosatom.

Pavarësisht këtyre diferencave, Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia janë nënshkrues të marrëveshjeve të projektit BABS (Balltik, Adriatik dhe Deti i Zi), një projekt bashkëpunimi midis 12 vendeve të Europës Qendrore e Lindore fondi i të cilit mbështetet nga Shtetet e Bashkuara për 1 miliard dollarë. Nga pikëpamja amerikane, kjo do të mundësonte të krijohej një korridor për GNL nga Shtetet e Bashkuara, duke luftuar kështu varësinë nga gazi rus.

Vendet nënshkruese të marrëveshjeve BABS janë Bullgaria, Estonia, Kroacia, Letonia, Lituania, Austria, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke dhe Hungaria. Është interesante të vërehet se kërkesa e aderimit të Gjermania nuk është pranuar në Poloni. Përkundrazi, Donald Trump ishte mirëpritur në samitin e BABS të Varshavës më 2017. Domethënë gazi rus është një instrument i luftës tregëtare kundër Shteteve të Bashkuara, por edhe kundër vendeve eksportuese të GNL. Mosca është gjithnjë e më shumë e prirur që ta realizojë këtë projekt NS2, pasi vështirë se do të futet në kuadrin e paketës së tretë të energjisë të adoptuar nga Komuniteti Europian më 2009. “Paketa e energjisë” përmban sidomos një të drejtë aksesi në gazsjellës nga ana e furnizuese të palëve të treta. Ashtu si gazsjellësi që përshkon Ukrainën parashikon që i njëjti operator nuk mund të jetë njëkohësisht prodhues dhe shpërndarës. Imperativi i tretë është transparenca e çmimeve të gazit.

Duke mbajtur parasysh pozicionin gjeografik dhe gjurmën e gazsjellësit, këto kushte legjislative duken të vështira për t’u përmbushur. Është interesante të vërehet edhe se kushtet e paketës së energjisë janë respektuar me skrupolozitet në projektin e gazsjellësit South-Stream (furnizim nëpërmjet Detit të Zi, i ardhur në Bullgari, më pas i futur në Ballkan dhe në Austri). Ky projekt është braktisur në mesin e punimeve nga Moska, me pretekstin e sanksioneve të vëna nga Bashkimi Europian gjatë ngjarjes së Krimesë. Vladimir Putini i ka ndërprerë në mënyrë të poshtër, duke shmangur kështu çdo mundësi të rilihdjes me gazsjellësin nga ana e palëve të treta. Rreth dy muaj pas tërheqjes, Rusia po ndërtonte projektin Turkstream me Ankaranë. Pasi Turqia nuk është anëtare e Bashkimit Europian, nuk është e interesuar për marrëveshjet lidhur me paketën energjitike.

Për sa u përket Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e kishte vënë në dyshim qëndrimin e Gjermanisë gjatë një samiti të NATO. E shikonte NS2 nga një perspektivë pastërtisht financiare. Themeli i kundërshtimit të tij ishte i thjeshtë: Rusisë do t’i vijnë 10 miliard dollarë në vit nga shitja e gazit Gjermanisë. Është ky argumenti, më shumë se ai i vëllimeve të shkëmbyera, që do të predominojë në deklaratat e tij dhe që do t’i mundësojë të justifikojë qëllimin për të spostuar 12000 ushtarë nga Gjermania në Poloni. Kongresi do të mbetet përgjegjës i sanksioneve gjatë gjithë presidencës Trump; duke e detyruar këtë të fundit të firmosë ligje dhe dekrete, Trump ka pasur gjithmonë një qëndrim ambivalent ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.

Qysh në janarin e 2018 Sekretari i Shtetit i atëhershëm Rex Tillerson i ishte kundërvënë projektit, bashkë me Poloninë. Rex Tillerson është një inxhinier i vjetër energjitik, ka qenë CEO i Exon Mobile nga 2006 deri më 2017. Më 12 dhjetor 2018 është votuar një rezolutë e Dhomës së Përfaqësuesve me mundësi sanksionesh ndaj sektorit petrolifer/gazit rus. Më 21 dhjetor 2019 presidenti Trump e ka firmosur ligjin, duke e detyruar që vendosë sanksione kundër NS2. Senatori Ted Kruz ka qenë një prej idhtarëve të këtij teksti. Lidhur me këtë kujtojmë se për të financuar fushatën e tij senatoriale, Donald Trump kishte nënshkruar një impenjim me vëllezërit Koch, industrialistë miliarderë të sektorit petrolifer.

Sigurisht që Polonia ka luajtur në rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e politikës amerikane. Kryeministri i saj Mateusz Morawiecki në Vrshavë është mbështetur nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, presidenti amerikan Donald Trump, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe nga sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, në personin e Boris Jonhson, që deklaronte se NS2 do të mund ta linte Europën të varur nga Rusia. Mateusz Morawiecki ka deklaruar më 29 janar 2018 se “Duam që ndërtimi i gazsjellësit NS2 të futet në kornizën e ligjit amerikan, që përfshin veç të tjerash sanksionet kundër Rusisë”. Ministri polak do të arrijë t’i kritikojë ashpër Shtetet e Bashkuara pse nuk kanë vendosur akoma sanksione ndaj NS2.

Më 2016 Gjermania konsideroi se përfshirja amerikane në çështjen NS2 përbënte një ndërhyrje tregëtare e orekstruar për të shitur GNL e saj në tregun europian. Gjermania është akoma sot jashtëzakonisht e vendosur që të ruajë pozicionet e saj, analistët politikë konsiderojnë se dialogu midis Vladimir Putinit dhe Berlinit do të ngrihet sidomos mbi një qëndrim realpolitike nga të dyja palët.

Për ta zbutur perceptimin negativ të Uashingtonit, zëvendëskancelari gjerman Olaf Scholz ka propozuar në fillimin të gushtit 2020 që të jap një financim prej 1 miliard dollarësht për ndërtimin e terminaleve.

Në janarin e 2021 Gjermania ka tentuar të miratojë një paketë ligjore për të shmangur sanksionet e ligjeve CAATSA dhe PEESA. Landi Meclemburg – Pomerania, pika mbrritëse e NS2, ka krijuar një fondacion publik që shërben si kompani koperture kundër sanksioneve të DASH dhe të kompanive europiane të përfshira në projekt. Fusha e zbatimit të PEESA i përjashton në fakt personat juridikë dhe personat publikë. Kjo është një përgjigje e guximshme përballë sanksioneve ligjore, që e ka kapur në befasi Kongresin. Fondacioni do të ishte përgjegjës për blerjen e materialeve dhe dërgimin e kërkesave kompanive të shërbimit. Ky fond është quajtur “Fondi për mbrojtjen e klimës të Landit Meclemburg – Pomerani Perëndimore”, i financuar me 20 milion euro nga ana e konsorciumit NS2/Gazprom. Fondacioni është një strukturë tregëtare publike pa qëllim fitimi dhe kështu që mund t’u shmanget sanksioneve. Megjithatë, financimi po ndeshet me ngurrimin e bankave, që i frikësohen kështu problemeve të konformitetit.

Edhe pse administrata Biden është e vendosur ta respektojë ligjin e miratuar më 2019 nga Kongresi, që parashikon sanksione për entitete të përfshira në projektin kontravers, ka një kontradiktë midis objektivave të Biden dhe atyre të Kongresit. Nëse Biden ishte fuqimisht kundër NS2 kur ishte zëvendëspresident në administratën Obama, tani objektivi i tij është ai i rishëndoshjes së lidhjeve të Shteteve të Bashkuara me Europën dhe Gjermaninë. Gjithësesi, do t’i duhet të përballojë linjën e ashpër, mazhoritare dhe bipartiake, që është konsenusi brenda Kongresit.

Sanksionet godasin kompanitë e sigurimit (AXA), kompanitë e certifikimit (DNV GL), si edhe furnizuesit me anije (Pioneer Sprit e kompanisë zvicerano – hollandeze). Në total vihet në shënjestër një listë prej 120 entitetesh ligjore dhe fizike. Efektet e hard power janë një efekt të menjëhershëm mbi kompanitë e interesuara, pse jo edhe mbi Gjermaninë dhe Francën që kanë shumë aktorë privatë të përfshirë në ndërtimin e projektit. Me dekret Kongresi amerikan do të heqë 18 kompani perëndimore nga sanksionet pas ndërprerjes së punimeve, duke rihtkeusar rrezikun për bizneset që mendojnë të vazhdojnë të jenë të përfshira në projekt. Në janarin e 2021, në një paragraf shumë të vogël, bilanci i fundit i mbrojtjes i votuar nga Kongresi është forcuar për të mundësuar zbatimin e sanksioneve të prfshira në NS2. Sanksionet e europianëve kundër Rusisë në aferën Navalny mbesin mjaft të kufizuara, asnjë sanksion as ndaj ekonomisë ruse, as ndaj oligarkëve të saj. Europa duhet të kuptojë se shtytja e Rusisë në krahët e Kinës do të ishte gjëja më e keqe për t’u bërë. Duhet kujtuar se Navalny ka vetëm 15% të mbështetjes në të gjithë Rusinë. Sanksionet nuk do ta influenconin në asnjë mënyrë politikën e Moskës. Një gazsjellës i dytë, Turkstream, është i përfshirë në sanksione nëpërmjet ligjit PEESA të 2019.

Mund të shikohet qartë tutela e ushtruar nga Shtetet e Bashkuara ndaj Europës dhe ndërthurja e pushtetit ushtarak në sferën gjeoekonomike europiane. Çështje ekonomike dhe ushtarake ndërthuren në këtë aferë NS2 ushqehen reciprokisht. Del në dritë kontradikta gjermane, një vend fuqimisht atlantist prej çështjeve të mbrojtjes, prej historisë, por edhe i motivuar prej interesave të veta: Gjermania që e ka bërë NATO gurthemelin e mbrojtjes së saj është e përçarë midis besnikërisë proamerikane, qasjes nacionaliste dhe projektit europian të saj.

NS2 futet në një kontekst lufte ekonomike globale, gjithnjë e më shumë agresive e shpërthyer nga Shtetet e Bashkuara në botë dhe në Europë për të imponuar zgjedhjet e saj. NS2 tregon edhe limitet e një Europe me interesa divergjuese. Mund të themi në një farë kuptimi në mënyrë provokuese se Europa është bërë pika e dobët e Shteteve të Bashkuara, e rusëve dhe e kinezëve.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakPaloka: Ramës i duhen thyer turinjtë, jo t’i bëjmë makiazh!
Artikulli tjetërBasha zbulon vendimin e qeverisë Holandeze: Rama ktheu vendin në nyje të trafikantëve të krimit të organizuar