Njoftimi i papreçedentë i policisë me pallë në dorë: Mos merrni pjesë në protestën e 16 Shkurtit

Në një deklaratë absurde dhe të papreçedentë policia e shtetit ka bërë një deklaratë politike që kalon të gjitha kufijtë e sistemit . Nga njëra anë policia i bën presion qytetarëve dhe mundohet që ti frikësojë ata me protestën dhe nga ana tjetër në një rast unikal I bën thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protest, port ë kufizojnë lëvizjet atë ditë. Kjo ëhstë policia e kapur në flagrancë me pallë në dorë duke pëdhunuar fëmijë që ka harruar detyrat e saj për sigurimin e rendit për qytetarët dhe ka nisur një mission tjetër, atë të heqjes së frikës Edvin Ramës.
Policia e shtetit ka shpërndarë një deklaratë për protestën e 16 shkurtit, ku thuhet se ka një skenar për destabilizimin e vendit.
Deklarata e plotë:
Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.
Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.
Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.
Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.

Artikulli paraprakSerbi, opozita proteston me bojkotim të Kuvendit
Artikulli tjetërBasha, ultimatum Ramës: Ke kohë deri me 15 Shkurt, me 16 do ikësh si kryeqen