Njihet si “vrasësi i heshtur”, kanceri i ezofagut gjithnjë e në rritje tek moshat më të reja! Si po ndikon stili i jetesës

Kanceri i ezofagut ka tendencë të etiketohet tani si një “vrasës i heshtur”, incidenca e të cilit duket të jetë në rritje, veçanërisht te njerëzit e moshës së mesme.

Simptomat e kancerit të ezofagut shpesh kalojnë pa u vënë re derisa sëmundja të ketë avancuar shumë. Kjo është arsyeja pse ky lloj i veçantë i kancerit konsiderohet si një nga më “tinzarët”.

Për shembull, studimet më të fundit zbuluan se shkalla e këtij kanceri pothuajse u dyfishua te njerëzit e moshës 45 deri në 64 vjeç, ndërsa prevalenca e ezofagut Barrett, një gjendje prekanceroze, u rrit me rreth 50% në të njëjtën grupmoshë midis viteve 2012 dhe 2019.

Arsyeja e saktë e rritjes së rasteve të kancerit të ezofagut tek të rinjtë nuk dihet ende, megjithatë, rritja e shkallës së obezitetit, dieta e pashëndetshme dhe urthi kronik ose sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) janë faktorë të mundshëm, shpjegon autori i studimit, Profesor i Mjekësisë dhe Shefi i Endoskopisë në Universitetin e Floridës, Dr. Bashar Kumseya.

Urthi kronik çon në ezofag Barrett, i cili, nga ana tjetër, shkakton ndryshime jonormale në qelizat e ezofagut.

Vihet re se rritja e shkallës së kancerit të ezofagut tek të rinjtë reflekton të njëjtën tendencë si në rastin e kancerit të zorrës së trashë.

“Me kancerin e zorrës së trashë , ne rekomandonim ekzaminimin në moshën 50 vjeçare dhe më pas pamë prova bindëse se shkalla po rritej tek të rinjtë, kështu që disa grupe tani po bëjnë thirrje për ekzaminim në moshën 45 vjeçare,” tha Qumseya.

Nuk ka ende udhëzime depistimi për kancerin e ezofagut, por mjeku sugjeroi se “ndoshta është koha për të ndjekur të njëjtën logjikë, veçanërisht nëse një person ka të bëjë me faktorë të tjerë rreziku”, si përdorimi i alkoolit dhe pirja e duhanit.

Në të ardhmen, Qumseya dhe kolegët e tij planifikojnë të rishqyrtojnë të dhënat, me qëllim të dallimit midis dy llojeve të kancerit të ezofagut: adenokarcinoma e ezofagut dhe karcinoma e qelizave skuamoze.

Artikulli paraprakSulmi rus të premten, rritet bilanci i viktimave në Kiev, 27 të vdekur
Artikulli tjetërMonarkja më jetëgjatë në Evropë hoqi dorë nga froni! Kush është princi i kurorës Frederik, mbreti i ardhshëm i Danimarkës