Një tjetër mjek humb jetën nga Covid-19

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për mjekun e njohur kuksian Shaqir Shehu.

68-vjeçari Shehu shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit për shumë vite, ndërsa pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Turqi, por nuk ia doli mbanë.

Mësohet se ai ka shërbyer dhe gjatë luftës së Kosovës teksa Bashkia e Kukësit e ka shpallur edhe ”Qytetar Nderi”. Madje për 3 vite nga 2002-2005 ai ka punuar si prefekti i qarkut të Kukësit.

Screenshot 2020 11 20 174650

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e mjekut: Të sëmurët me Covid nxirren nga spitali për të liruar vendet, vdesin në shtëpi…
Artikulli tjetërSituata e pandemisë jashtë kontrollit! 15 të vdekur nga Covid-19 dhe 836 raste në 24 orët e fundit