Një përvjetor i rëndësishëm për lirinë e Europës dhe botës!

Nga Sali BERISHA

Miq, sot eshte 30 vjetori i bashkimit te Gjermanise.

Ne fjalimin e tij tashme epik “Zoti Gorbaçov shembe kete mur”, Presidenti i SHBA Ronald Regan do te shtonte se: “Çeshtja e lirise gjermane eshte çeshtje e lirise se njerezimit”.

Ne te vertet keto fjale te ketij burri te madh te kombit amerikan do te provoheshin profetike. Rreth tre vjet pas ketij fjalimi dhe nje vit pas rrezimit te murit te Berlinit, Gjermania nen udheheqjen vizionare te Kancelarit te saj me te madh te te gjitha koherave, Helmut Kohl do bashkohej duke mbetur shtylle kryesore ne Europe e NATOs dhe Bashkimit Europian.

Bashkimi i Gjermanise i dha nje dimension te ri lirise ne Europe dhe ne bote. Kombi i madh gjerman kremton kete 30 vjetor me krenari te ligjshme.

Sot Gjermania eshte vendi me i respektuar i planetit, fuqia e katert ekonomike e botes dhe udheheq politiken dhe ekonomine e Bashkimit Europian.

Gjermania eshte vendi qe i ka dhene Shqiperise ne keto tre dekada ndihmen financiare me te madhe se çdo vend tjeter, ndihme me cilen jane realizuar qindra projekte ne te gjitha fushat ne te kater anet e vendit dhe qe kane ndryshuar jeten e qytetareve shqiptar.

Ndaj duke shprehur mirenjohje te thelle per kete ndihme, le tju urojme ne nga zemra kete dite te shenuar kombit mik gjerman dhe qeverise se tij. sb

Artikulli paraprakDokumentat/ Veliaj i hapi rrugën Kullës që “përpin” Sahatin e Tiranës! Afera që e çon në burg
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Presidentit ndaj Ramës: Nuk shpëton dot…