Një mbrojtës për Juventusin, bardhezinjtë firmosin me lojtarin portugez

Tiago Djaló është lojtari i ri i Juventusit. Njoftimin zyrtar e ka bërë vetë klubi bardhezi, përmes kanaleve në rrjetet sociale. Mbrojtësi portugez, i lindur në vitin 2000, vjen në Torino në formë të përhershme nga Lille dhe nënshkruan një kontratë që e lidh atë me ngjyrat e Bianconerëve deri në vitin 2026.

Pasi u rrit si futbollist në Portugali, konkretisht te Sporting CP, Djaló u zhvendos te AC Milan në janar 2019, ku u bashkua me skuadrën Primavera.

Ai zhvillioi 15 paraqitje për ekipin e kuqezinjve U-19 në pjesën e dytë të sezonit 2018/2019, përpara se t’i thoshte lamtumirë Italisë. Debutimi për skuadrën e Allegrit mund të vijë në ndeshjen e Serie A ndaj Empolit.

420095248 926451975495204 580819770483276340 n

Artikulli paraprakPesë Ushqimet më të Mira për të Shëruar Dhimbjen e Muskujve
Artikulli tjetër“Do parandalojmë përshkallëzimin e tensioneve”- Komandanti i KFOR-it: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi për Kosovën