Një letërkëmbim me z. Besnik Mustafaj

Orhan SAKIQI

Më poshtë është një e-mail që i kam dërguar z. Besnik më dt. 25.02.2009:
I nderuar z. Besnik,
I lexoj me vëmendje vërejtjet tuaja dashamirëse për mbarëvajtjen e punëve në PD. E kuptoj që dëshira juaj është që punët të shkojnë më mirë kur mundësitë janë. Kjo bëhet më e rëndësishme tani para zgjedhjeve të përgjithshme ku PD për punën e kryer duhet të marrë një mandat të dytë. E ndjej që veprimet tuaja nuk i bën për të mirën tënde se ti tregove me gjestin e dorëheqjes se nuk e ke “karrigen” pjesë të inspiratave tuaja. Sado më pak këto veprime i kam bërë edhe unë, madje menjëherë mbas 3 korrikut duke lajmëruar edhe shkuar deri lart se në zyrat e PD duke treguar se në zyra nuk ka këmbë njeriu se po përsëritet gjendja e 1992 kur në zyra ishte vetëm Sotiri etj.
Këto i kam bërë mbasi më dhembset PD si anëtar i vitit 1990. Më dhembsen gjithashtu edhe dhjetëra shokë të mi që për shumë vjet, sidomos tetë vitet e fundit qëndruan dhe kontribuan jo pak për fitoren e 3 korrikut 2005. Respektoj gjithashtu edhe sakrificat dhe kontributin e brezit që luftoi për liri që nga viti ‘90.
Por një pyetje që kam dashur ta bëj me kohë dhe më mundon është: Mbas zgjedhjeve vendore të vitit 2000 që u bënë për Bashkinë e Tiranës (ku ti ishe propozuar për kryetar nga PD shtesë nga unë sot) u organizuan në Tiranë nga PD 43 protesta duke filluar nga Sheshi Skënderbeg në drejtim të bulevardit dhe sheshit “Nënë Tereza”. (Protestat u bënë për zgjedhje jo të drejta. Shtesë nga unë sot). Protesta e fundit 27 dhjetor 2000.
Në këto protesta të organizuara nga PD nuk ju pamë asnjëherë. Në këtë prag zgjedhjesh ku ju keni vendosur të kandidoni do të jetë e mira të sqaroni këtë qëndrim. Disa demokratë të zemëruar ma kanë përmendur shpesh këtë veprim. Shpresoj se ky sqarim do të lehtësojë kandidimin tuaj dhe do të na japë mundësi të besojmë më shumë në qëndrimet tuaja.
Me respekt, Orhan Sakiqi.
Përgjigjja juaj ishte pak a shumë, në pamundësi të gjetjes së e-mail-it: Të falënderoj për letrën dashamirëse. Arsyeja kryesore e mospjesëmarrjes sime ka qenë sepse isha i zemëruar se votat e mia u grabitën dhe nuk u ruajtën nga përfaqësuesit e PD. Më vonë mora pjesë jashtë shtetit në një takim shkrimtarësh etj.
Në vazhdim të korrespondencës.
Sikurse duket nga më sipër zoti Besnik, problemet kryesore në PD, si abuzimi me votat dhe mosorganizimi i PD janë probleme të vjetra para 2013. Korrespondenca jonë është në prill 2009, por e keqja më e madhe ndodhi mbas shtatorit 2009. Përjashtimi nga administrata i qindra demokratëve me formulën e 20% për LSI solli një pakënaqësi të madhe. Zyrat e PD ishin të mbyllura, po ashtu edhe telefonat ministrorë të paktën për t’i pritur këta njerëz. Në seli ishte vetëm Flamuri, i cili me gjithë dashamirësinë e kishte të pamundur të përmirësonte gjendjen.
Ndër vite nuk më kujtohet ndonjë drejtues të propozojë diçka për rregullimin e gjendjes në PD me përjashtim të z. Marku, i cili vetë mbeti jashtë listave për deputet në vitin 2013.
Tani vijmë në ditët e sotme. Nuk më erdhi mirë që pa u mbyllur mirë votimet, herët në mëngjesin e 26 qershorit dole për dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit. Zakonisht shkrimtarët, prandaj janë të tillë, janë më të durueshëm sepse e njohin më mirë botën e brendshme të njeriut, por u duk se mezi e kishe pritur këtë orë. Po gjithsesi këto janë pikëpamjet tuaja dhe i respektoj.
Edhe unë kam vërejtjet e mia për listat e deputetëve, duke iu përmbajtur parimit që nuk punohet për PD që të jesh patjetër deputet. Por në listë kam pritur të jenë përfaqësues të së djathtës tradicionale, të familjeve patriote në breza si Tomorr Alizoti, Lediana Fratari, si edhe kryetari i FRPD Belind Këlliçi zgjedhur me formulën një anëtar një votë. Këta të arsimuar në Perëndim bash për shkenca politike do të ishin përfaqësues klasikë të shtresës bazë të PD, të përdjekurve politikë dhe të pronarëve. Në librin tënd midis “Krimeve dhe mirazheve” shkruan se një diplomat i huaj të ka thënë në vitin 1991 se ju e djathta shqiptare duhet të krijoni klasën tuaj politike profesionale. Ja ku janë bile drejtorë departamentesh dhe nuk i shfryrëzon jo vetëm njohuritë, por edhe trashëgiminë, fisnikërinë në breza aq e domosdoshme për politikën sot. Mund të kem dhe vërejtje të tjera për listën, por duke mos qenë në dijeni të problemeve të brendshme në drejtimin e PD kam frikë se mos gaboj.
Si shkrimtar që je po e mbyll me një shembull nga novela e italianit Pirandelo, që quhet “Mendohu, Xhakomino”. Përmbajtja është pak a shumë kjo: Një profesor i nderuar dhe i moshuar ishte martuar me një vajzë shumë më të re se veten. Nga fundi mendoi që gruas përveç të mirave materiale t’i krijojë dhe lumturi familjare kur ai të mos ishte. Afroi apo më mirë zgjodhi një koleg të ri dhe të pashëm në shtëpi në dreka, darka e shëtitje duke i krijuar mundësinë e afrimit me gruan e re. Kur çdo gjë dukej se shkonte sipas planit, Xhakomino filloi të rrallojë vizitat e sillej si i huaj. Gruaja ishte e mërzitur, shikonte me lot në sy, sillej nëpër shtëpi pa e ditur edhe se kujt duhej t’i hapej. Profesori i zemëruar, sepse ishte ai shkaktari, sigurisht për të mirë, thirri Xhakominon e ju drejtua jo më me mirësi si gjithmonë: Kujdes Xhakomino …….. bëj kujdes Xhakomino……..
Jeta ka shumë përsëritje,
apo jo Besnik.

Artikulli paraprakQëndrat e votimit për garën në PD në të gjithë vendin
Artikulli tjetërBiznesi 100 mijë euro i Ahmetajt me financat