Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, fillon të bie numri i të prekurve me coronavirus

Drejtori i Instituti gjerman për Shëndet Publik, pretendon se përqindja e të infektuarve me coronavirus në këtë shtet ka filluar të tregojë rënie, duke theksuar se suksesi i masave të reja në këtë vend kanë dhënë rezultate.

“Kemi vërejtur se kemi rënie të personave të prekur me coronavirus”, ka deklaruar Lotar Viler, shef i Institutit Robert Koh, transmeton Telegrafi.

“Por këtë trend mund ta konfirmoj përfundimisht në fund të kësaj jave”, ka shtuar ai.

Gjermania ka qenë ndër vendet e para evropiane që ka vënë një sërë ndalesash për të reaguar ndaj gjendjes së jashtëzakonshme, duke mbyllur shkollat dhe reduktuar dukshëm numrin e personave të grumbulluar në një vend.

Aktualisht në Gjermani janë infektuar me coronavirus 25.787 person, derisa 106 tjerë kanë humbur jetën.

Ndryshe 266 persona janë shëruar nga COVID-19. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel është karantinuar pas kontaktit që kishte pasur me mjekun që vuante nga coronavirusi.

Artikulli paraprakKosova angazhohet të sigurojë ilaçet që përmendi Trump kundër Coronavirusit
Artikulli tjetërNë Europë po testohet, përse mos ta provojmë dhe ne? Akademiku: Nuk mjafton mbyllja në shtëpi