Një histori e shkurtër e lëvizjes Antifa

William Barr, Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, ka akuzuar Antifa – një lëvizje “antifashiste” militante – se është në origjinën e dhunës që ka shpërthyer në manifestimet e protestës të organizuara në Shtetet e Bashkuar në vijim të vdekjes së George Floyd. “Dhuna e nxitur dhe e vënë në veprim nga Antifa dhe nga grupe të tjera të ngjashme të lidhur me revoltat është terrorizëm i brendshëm dhe do të trajtohet si e tiillë”, ka deklaruar ai.
Veç të tjerash, Barr ka pohuar se qeveria federale kishte provat e faktit që Antifa i “ka devijuar” manifestimet legjitime të protestës në të gjithë vendin për të “kryer padrejtësi, revolta të dhunshme, të shkaktojë zjarre të qëllimshme, plaçkisë aktivitete tregtare, shkatërrojë prona publike dhe të organizojë sulme kundër përfaqësuesve të forcave të rendit dhe deri kundër kalimtarëve të pafajshëm, si edhe për të kryer vrasjen e një agjenti federal”. Më parë, Presidenti amerikan Donald J. Trump i kishte dhënë udhëzime Departamentit të Drejtësisë që ta klasifikonte Antifa si organizatë terroriste.

Akademikë dhe organe informacioni simpatizues të Antifa kanë ngritur objeksionin se grupi nuk mund të klasifikohet si organizatë terroriste sespe është një lëvizje proteste vështirë e përkufizuar, e privuar nga një strukturë e centtralizuar. Mark Bray, një apologjet i Antifa në Amerikë dhe autor i librit “Antifa: The Anti-Fascist Handbook”, pohon se Antifa “nuk është një organizatë koherente e pajisur me një strukturë hierarkike”.

Prova emipirike dhe anekdotike tregojnë se Antifa disponon një rrjet të shkkëlqyer, se ky rrjet është botëror dhe është shumë i mirëfinancuar. Struktura organizative e saj është horizontale me dhjetëra dhe ndoshta qindra grupe lokale. Nuk habit fakti që Departamenti i Drejtësisë investigon mbi një numër të caktuar individësh të lidhur me Antifa për të kërkuar që ta nxjerrë në pah strukturën më të gjerë të organizatës. Në Shtetet e Bashkuara, ideologjia, taktikat dhe objektivat e Antifa nuk kanë asgjë të re, janë kopje e Antifa së Europës, ku përcaktohen në formë të ndryshme si grupe antifashiste dhe janë aktiv thuajse pandërprerë prej një shekulli.

Çfarë është Antifa?
Antifa ështëë një lëvizje rebeluese transkombëtare, që tenton, shpesh duke përdorur dhunën ekstreme, të përmbysë demkoracinë liberale, me objektivin e zëvendësimit të kapitalizmit botëror me komunizmin. Objektivi afatgjatë i deklaruar nga Antifa, sa në Amerikë, aq edhe jashtë saj, është ai i vendosjes së një rendi komunist botëror. Në Shtetet e Bashkuara, objektivi i menjëhershëm synon që të shkaktojë shkatërrimin e administratës Trump. Antifa e konsideron zbatimin e ligjeve një shtyllë të rendit të caktuar. Një taktikë e zakonshme e përdorur nga Antifa në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë është që t’i drejtohet dhunës ekstreme dhe shkatërrimit të ppronës publike e private për të provokuar reagimin e policisë, që më pas do të jetë “prova” se qeveria është “fashiste”. Antifa pohon se i kundërvihet “fashizmit”, një term pexhorativ që shpesh përdoret për të diskredituar ata që kanë bindje politike të kundërta. Domethënia tradicionale e “fashizmit”, siç përkufizohet nga fjalori Webster, është “një sistem totalitar i udhëhequr nga një diktator dhe që shfaq një nacionalizëm agresiv, një politikë militariste dhe shpesh raciste”.

Antifa bën të sajin përkufizimin marksist – leninist të fashizmit që e identifikon me kapitalizmin. Sipas grupit gjerman Antifa, Antifaschistischer Aufbau München, “lufta kundër fashizmit fitohet vetëm kur sistemi kapitalist shkatërrohet dhe në vend të tij vendoset një shoqëri pa klasa”. Matthew Knouff, autor i An Outsider’s Guide to Antifa: Volume II, e shpjegon kështu ideologjinë Antifa: “Filozofia bazë e Antifa e përqëndron vëmendjen mbi betejën midis tri forcave kryesore: fashizmit, racizmit dhe kapitalizmit. T; treja këto forca janë të lidhura midis tyre (… ) me fashizmin që konsiderohet shprehja finale apo një stad i kapitalizmit, që nga ana e tij është një mjet për shtypur dhe me racizmin e nënkuptuar si një mekanizëm shtypës i lidhur me fashizmin”.

Në një punim, të titulluar “What Antifa and the Original Fascists Have In Common” (“Ajo çka Antifa dhe fashistët e vërtetë kanë të përbashkët”), Antony Mueller, Profesor gjerman i Ekonomisë, titullar i një katedre universitare në Brazil, përshkruan sesi antikapitalizmi militant i Antifa i kamufluar si antifashizëm zbulon sharmin e tij:
“Pasi që e Majta e ka përvetësuar konceptin e liberalizmin dhe e ka transformuar termin në të kundërtën e domethënies fillestare, lëvizja Antifa përdor një terminologji false për të fshehur axhendën e vërtetë të saj. Megjithëse quhet “antifashiste” dhe duke shpallur fashizmin si armikun e saj, Antifa është kryesisht një lëvizje fashiste.

“Militantët Antifa nuk luftojnë kundër fashizmit, por janë vettë ata përfaqësues të vërtetë të fashizmit. Komunizmi, socializmi dhe fashizmi janë bashkuar nga antikapitalizmi dhe nga antiliberalizmi.
“Lëvizja Antifa është një lëvizje fashiste. Armiku i kësaj lëvizjeje nuk është fashizmi, por liria, paqja dhe begatia”.

Origjina ideologjike e lëvizjes Antifa
Origjina ideologjike e lëvizjes Antifa mund të gjenden tek Bashkimi Sovjetik, rreth një shekull më parë. Në periudhën 1921 – 1922, Internacionalja Komuniste (Kominterni) përpunoi të ashtuquajturën taktikë të Frontit të Bashkuara për të “unifikuar përpjekjet e masave punëtore nëpërmjet mobilizimit dhe organizimit” (…) “në nivel ndërkombëtar dhe në çdo vend” kundër “kapitalizmit” dhe “fashizmit”: dy terma që shpesh përdoreshin në mënyrë të ndërshkëmbyeshme.
Grupi i parë antifashist në botë, Arditi del Popolo, u themelua në Itali në qershorin e 1921 për t’i bërë rezistencë ngjitjes së Partisë Kombëtare Fashiste të Benito Mussolini, parti që nga ana e saj u themelua për të penguar një revolucion eventual bolshevik në Itali. Një pjesë e mirë e 20000 komunistëve dhe anarkistëve u bashkuan në vijim me Brigadat Ndërkombëtare gjatë Luftës Civile spanjolle (1936 – 1939).

Në Gjermani, Partia Komuniste Gjermane krijoi në korrikun e 1924 grupin paraushtarake Roter Frontkämpferbund (Lidhja e Luftëtarëve të Frontit të Kuq). Grupi i ndalua për shkak të dhunës ekstreme të tij. Shumë prej 130000 anëtarëve të tij i vazhduan aktivitetet e tyre në klandestinitet ose në gjirin e organizatave lokale të lindura më pas, si Kampfbund gegen den Faschismus (Aleanca në Luftën Kundër Fashizmit).

Në Slloveni, lëvizja militante antifashiste TIGR (akronim i Trstit, Istras, Goricës dhe Rekës/Rijekës, emra sllovenë e kroatëë të Triestes, Istrias, Goricias dhe Fiumes, shënimi im.) u themelua më 1927 për t’ju kundërvënë italianizimit të zonnave të banuara nga një popullsi me etni sllovene pas rënies së Perandorisë Austro – Hungareze. Grupi, që u shkri më 1941, ishte i specializuar në vrasjen e policiëve dhe ushtarakëve italianë.
Në Spanjë, Partia Komuniste krijoi Milicias Antifascistas Obreras y Campesinas (Milici Punëtore e Fshatare Antifashiste), që qenë aktive në vitet ‘30.

Lëvizja moderne Antifa e merr emrin e saj nga një grup i quajtur Antifaschistische Aktion, i themeluar në majin e 1932 nga liderët stalinistë e Partisë Komuniste Gjermane. Grupi u krijua për të luftuar fashistët, një term i ppërdorur nga partia për të caktuar të gjitha partitë e tjera politike prokapitaliste të Gjermanisë. Antifaschistische Aktion kishte si objektiv unik e të vetëm atë të abrogimit të kapitalizmit. 1500 militantët e lëvizjes dolën në ilegalitet më 1933, vit i hipjes në pushtet të nazistëve.

Një libërth në gjermanisht – “80 Jahre Antifaschistische Aktion” (“80 vite aksion antifashist”) – i përshkruan në detajet më të hollësishme historinë e lëvizjes Antifa nga origjina e tij ideologjike në vitet ’20 deri në ditët tona. Në të pohohet: “Antifashizmi ka qenë gjithmonë thelbësisht antikapitalist. Ja pse simboli i Antifaschistische Aktion nuk e ka humbur kurrë fuqinë e tij frymëzuese. (…) Antifashizmi është më shumë strategji sesa ideologji”.

Gjatë periudhës së pasluftës, lëvizja Antifa gjermane u rishfaq në identitete të ndryshme, midis të cilave lëvizja e protestës radikale studentore e viteve ’60 dhe grupet rebeluese të së Majtës, aktivë gjatë viteve ’70, ’80 dhe ‘90. RAF – Rote Armee Fraktion (Fraksion i Ushtrisë së Kuqe), i njohur edhe si Baader-Meinhof Gang, ishte në grup marksist i guerriljes urbane që përgatiti vrasje, atentate më bomba dhe rrëmbime me qëllim që të nxiste revolucionin në Gjermaninë Perëndimore, që grupi e konsideronte një mbeturinë fashiste të erës naziste. Në 30 vjet, RAF-i vrau më shumë se 30 persona, duke plagosur më shumë se 200. Pas rënies së qeverisë komuniste në Gjermaninë Lindore në periudhën 1989 – 1990 u zbuluua se RAF-i ishte stërvitur, furnizuar, dhe kishte përfituar mbrojtje nga STASI, policia sekrete e ish regjimit komunist. John Philip Jenkins, Profesor i Merituar i Historisë pranë Baylor University, pohon se taktikat e RAF-it janë të ngjashme me ato të përdorura sot nga Antifa: “Objektivi i fushatës së tyre terroriste ishte ai i shpërthimit të një reagimi agresiv nga ana e qeverisë, që sipas anëtarëve të grupit do të shkaktonte një lëvizje revolucionare më të gjerë”.

Ulrike Meinhof, themeluese e RAF-it, e shpjegonte marrëdhënien ekzistuese midis ekstremizmit të dhunshëm të majtë dhe policisë duke thënë: “Kush mban uniiformën është derr, jo qenie njerëzore. Kjo do të thotë se nuk duhet të flasim me kë mban uniformë. Dhe është e qartë se mund të qëllohet”.

Bettina Röhl, gazetare gjermane dhe e bija e Meinhof, thekson se Antifa sot përfaqëson një vazhdim të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe. Diferenca kryesore është se, në ndryshim nga RAF-i, Antifa ka frikë ta zbulojë identitetin e saj. Në një punim të botuar në qershorin e këtij viti nga e përditshmja zvicerane Neue Zürcher Zeitung, veç të tjerash, Röhl ka tërhequr vëmendjen lidhur me faktin se Antifa jo vetëm nuk është toleruar zyrtarisht, por paguhet nga qeveria gjermane për të luftuar të djathtën ekstreme: “RAF-i ka adhuruar diktaturat komuniste në Kinë, Korenë e Veriut, Vietnamin e Veriut dhe Kubën, që janë paraqitur nga e Majta e Re si vende model në rrugën e komunizmit…

“Radikalizmi lulëzues i majtë në Perëndim dhe që godet brutalisht në dyert e Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt, në çdo samit të G-20 në çdo 1 Maj në Berlin, ka arritur nivelin më të lartë ttë integrimit në shtet, jo e fundit falë mbështetjes së jo pak parlamentarëve, gazetarëve dhe ekspertëve.

“Respektivisht RAF-it, Antifa nuk ka fytyra të rëndësishme. Nga frika, Antifa e mbulojnë fytyrën dhe i mbajnë sekret emrat e tyre. Kërcënojnë në mënyrë konstante dhunë dhe agresion në dëm të politikanëve dhe efektivave të policisë. Promovojnë një politikë të finalizuar në shkaktimin e dëmeve të pakuptimta ndaj pronës që shkojnë në shuma të jashtëzakonshme. Por deputetja e gjelbër Renate Künast kohët e fundit ankohet në Bundestag se grupi Antifa nuk është financuar siç duhet nga shteti dekadat e fundit. Parlamentarja ka thënë se është e preokupuar nga fakti që “OJQ-të dhe Antifa janë detyruar të luftojnë për të mbledhur fonde dhe arrijnë vetëm të lidhin kontrata pune afatshkurtëra me nga një vit”. Këto fjalë janë duatrokitur nga Alliance 90 /Të Gjelbërit, nga e Majta dhe nga pjesë të deputetëve të SPD-së.

“Mund të pyetet nëse lëvizja Antifa është diçka e ngjashme me një RAF zyrtar, një grup terrorist i financuar nga shteti me pretekstin e “luftimit të së Djathtës”.

BfV-ja, agjencia e inteligjencës së brendshme gjermane, shpjegon glorifikimin e dhunës nga ana e Antifa me fjalët në vijim: “Për ekstremistët e majtë, “kapitalizmi” interpretohet si një gjenerues luftërash, racizmi, katastrofash ideologjike, pabarazie sociale dhe borgjezimi. Kështu, “kapitalizmi” është më shumë se thjesht një rend ekonomik. Në ekstremizmin e majtë, kapitalizmi përcakton formën sociale e politike, si edhe vizionin e një riorganizimi social e politik radikal. Qofshin anarkistë apo komunistë, të gjithë e pranojnë se demokracia parlamentare, si formë qeverisjeje borgjeze, duhet të “tejkalohet” absolutisht.

“Për këtë motiv, zakonisht ekstremistët e majtë i injorojnë apo i legjitimojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në diktaturat socialiste, ato komuniste ose në shtetet që ka mundësi konsiderojnë se janë të kërcënuar “nga Perëndimi”. Deri më sot, komunistët ortodoksë dhe aktivistët e pavarur justifikojnë, lavdërojnë apo festojnë aaksionin terrorist e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe apo terroristët e huaj të majtë që paraqiten si pëërfaqësues të “lëvizjeve çlirimtare” apo deri si “luftëtarë rezistence””..

Në Britaninë e Madhe, Anti-Fascist Action (AFA), një grup militant antifashist i themeluar më 1985, i ka dhënë jetë lëvizjes Antifa në Shtetet e Bashkuara. Në Gjermani, Antifaschistische Aktion-Bundesëeite Organisation (AABO) është krijuar në 1992 për të bashkuar përpjekjet e grupeve më të vogla Antifa të shpërndara në të gjithë vendin. Në Suedi, Antifascistisk Aktion (AFA), një grup militant Antifa i themeluar në 1993, prej më shumë se 30 vjetësh kryen aksione me një dhunë ekstreme ndaj kundërshtarëve të vet. Në Francë, grupi Antifa Action antifasciste, është i njohur për kundërshtimin e egër të tij ndaj shtetit të Izraelit.

Pas rënies së Murit të Berlinit në 1989 dhe rënies së komunizmit në 1990, lëvizja Antifa ka hapur një front të ri kundër globalizimit neoliberist. I krijuar në Francë në 1989 për të promovuar një taksë botërore ndaj transaksioneve financiare, tashmë Attac udhëheq të ashtuquajturën alterbotiste, që njëlloj sii Global Justice Movement i është kundërcënë kapitalizmi. Në 1999, Attac ishte i pranishëm në Seattle gjatë manifestimeve të dhunshme që çuan në dështimin e negociatave të Organizatës Botërore të Tregëtisë. Veç të tjerash, Attac ka marrë pjesë në manifestimet antikappitaliste kundër G7-ës, G20-ës, WTO-së dhe luftës në Irak. Sot shoqata është aktive në 40 vende, me më shumë se 1000 grupe lokale dhe qindra organizata që mbështesin rrjetin. Struktura organizative e decentralizuar dhe johierarkike e Attac duket të jetë modeli i përdorur nga Antifa.

Në shkurtin e 2016, Komiteti Ndërkombëtar i Internacionales së Katërt hodhi bazat politike e lëvizjes globale kundër luftës, që njëlloj si Antifa akuzon kapitalizmin dhe globalizmin neoliberist se janë shkaku i çdo konflikti ushtarak: “Lëvizja e re kundër luftës duhet të jetë antikapitaliste dhe socialiste, nga momenti që nuk mund të ketë një luftë serioze kundër luftës përveçse në luftën për t’i dhënë fund diktaturës së kapitalit financiar dhe të sistemit ekonomik që është shkaku themelor i militarizmit dhe u luftës”.

Në korrikun e 2017, më shumë se 100 mijë manifestuesit antiglobalizim dhe Antifa janë mbledhur në qytetin e Hamburgut për të protestuar kundër samititi të G20. Protestuesit e majtë kanë shkatërruar qendrën e qytetit. Një grup Antifa i quajtur “G20 Welcome to Hell” është mburrur sesi ka qenë në gjendje të mobilizojë grupe Antifa nga e gjithë bota: “Mobilizimet për samitin kanë qenë momente të çmuara takimi e bashkëppunimi midis grupesh dhe rrjetesh të majta dhe antikapitaliste nga e gjithë Europa dhe nga e gjithë bota. Kemi shkëmbyer përvoja dhe kemi luftuar sëbashku, kemi marrë pjesë në mbledhje ndërkombëtare, jemi sulmuar nga policë të mbështetur nga ushtria, kemi riorganizuar forcat tona dhe jemi përgjigjur. Lëvizja antiglobalizim ka ndryshuar, por rrjetet tona do të vazhdojnë. Ne jemi aktivë lokalisht në rajonet, qytetet, fshatrat dhe pyjet tona, por ne luftojmë edhe në nivel transkombëtar”.

Në një raport vjetor, BfV-ja ka shtuar: “Strukturat ekstremiste e së majtës kanë tentuar që ta spostojnë në favorin e tyre debatin mbi protestat e dhunshme në samitin e G20. Përhapja e fotove dhe e lajmeve mbi masat të tepruara policore gjatë protestave që kanë krijuar imazhin e një shteti që ka stigmatizuar protestat legjitime dhee i ka shtypur me dhunën e policisë. Kundër një shteti të tillë, kanë thënë ata, “rezistenca militante” jo vetëm që është legjitime, por edhe e domosdoshme”.

(Soeren Kern për Gatestone Institute)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakTë parët në Europë për koncesionet!
Artikulli tjetërBiden propozon krijimin e një komisioni për reformimin e gjyqësorit amerikan