Një fshat i bekuar nga Zoti me begati dhe bukuri, por pa rrugë dhe pa asnjë subvencion

Nga Jorida TABAKU

Sot në Zall Bastar, një nga fshatrat e mrekullueshëm që rrethojnë Tiranën. Një fshat i bekuar nga Zoti me begati dhe bukuri, me njerëz punëtorë që përpiqen të nderojnë tokën dhe mbajnë frymën e tyre gjallë por të harruar nga pushteti. Janë 5000 banorë të Zall Bastarit që jetojnë me bujqësinë dhe janë lënë pa rrugë që i lidh me kryeqytetin ndonëse janë më pak se 10 km në vijë ajrore nga qendra e tij.

Pa rrugë, pa asnjë subvencion, me kosto të larta në karburant dhe mjete pune. Me mungesë të plotë të sistemeve të vaditjes dhe kullimit, pa asnjë logjistikë për të dërguar produktin në treg familjet nuk dinë si të mbijetojnë.

Gjetëm njerëz të ndershëm dhe punëtorë që nuk presin asgjë nga shteti vetëm se mundësinë për të punuar tokën e tyre. Nuk duan as koncesione, as ndonjë foto me zyrtarë por vetëm mundësinë për lidhje me tregun, mundësinë për subvencione për atë pjesë të taksave që paguajnë.

Na u deshën mbi 40 minuta për të mbërritur në këtë fshat i cili nuk ka vëmendjen e qeverisë dhe për të parë që problemet e bujqësisë janë kudo njëlloj. PD është e angazhuar për të mundësuar mbështetje buxhetore prej 150 mln euro për bujqësinë dhe një mbështetje e tillë duhet të shkojë drejtë për drejtë tek fermeri, tek i zoti që punon tokën dhe jo grosisti.

Jemi në shekullin e 21 ku përflitet mundësi për të futur teknologjinë në bujqësi ndërsa fshatrat tonë punojnë më zejtorë të gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Infrastruktura mungon në shumicën dërrmuese të fshatrave, prodhimi vendas është jetim.

Prandaj paratë për fasada qendrash që lyejnë tre faqe me pamje nga qendra dhe lënë në rrënim një fshat të tërë nuk i jep bukë askujt. Kjo është Shqipëria reale shumë larg Shqiperisë së propagandës!

2 57

3 47

1 77

Artikulli paraprakVasili i nxjerr videon Ramës: Për çdo budalla që mohon se…
Artikulli tjetërRreziku pas Covid-19/ Spahia: Koha për të menduar për frenimin e hemoragjisë së mjekëve, program i PD për Shëndetësinë si zgjidhje