“Një ditë do kthehem në punë po ti s’do jesh më drejtor! Deri atëherë”…

Infermieri Frrok Bardhi tashmë njihet nga shumë shqiptarë, për shkak se i ka bërë gjithmonë publike deklaratat e tij në të mirë të popullit shqiptar. Bardhi denoncon vazhdimisht shëndetësinë e çalë shqiptare, ku çdo gjë është e kalbur dhe se populli i thjeshtë shqiptar, as 5% të ngjarjeve nuk di sesi janë në të vërtetë.

Infermieri Bardhi, i ka drejtuar një letër publike drejtorit të Spitalit të Traumës, zotit Arben Zenelaj. Ky i fundit, sipas deklaratës së infermierit Frrok Bardhi, e ka përndjekur që në fillimet e tij të punës si drejtor. Bardhi i ka drejtuar një letër publike Arben Zenelajt, ku këtë letër ia ka dërguar redaksisë JOQ Albania.

Ai dëshiron ta ndajë për të gjithë popullin shqiptar, që ta shohin se sa padrejtësi bëhen e ata nuk janë të informuar për asgjë, pasi kupola e shtetit nuk i lejon të publikohen skandalet.

Infermieri Frrok Bardhi shkruan:

Përshëndetje dritare e nderuar për shqiptarët JOQ Albania. Jam infermieri Frrok Bardhi. Tashmë e tre vjet kam denoncuar me zë e figurë mungesa, mashtrime dhe një numër të maddh parregullsish në ish-Urgjencën Mjekësore të Tiranës dhe atë Kombëtare. Çdo gjë e kam bërë për përmirësimin e kushteve për shëndetin e popullit dhe jo për veten apo familjen time.

Kam njoftuar disa herë publikisht opinionin por edhe drejtues të cilët kanë në dorë sistemin shëndetësor në vend. Kam pasur rrebesh kundërshtimesh, survejimesh, përndjekjesh nga servilët e pushtetit dhe njerëzit e punësuar dy vitet e fundit në Urgjencë të cilët lënë shumë për të dëshiruar në profesionin e tyre por nuk jam tërhequr dhe nuk do tërhiqem sa të jem gjallë.

Me këtë rast i bëj thirrje çdo bluze të bardhë në Shqipëri si dhe të gjithë qytetarëve në vend që mendojnë se meritojnë më shumë respekt dhe vlerësim, të denoncojnë parregullsitë, mungesat, vjedhjet, mosdhënien e ndihmës shëndetësore si dhe mungesa të cilat duhet të ishin gjithmonë të pranishme, por që nuk janë. Dhe drejtuesit dalin duke mashtruar se asgjë nuk mungon e ndërsa çdo ditë qytetarët përballen me mosfunskionimin e këtyre “urgjencave”, prandaj ndodhin edhe më shumë eksese ndërmjet qytetarit pacient dhe bluzave të bardha, pasi ndryshe është realiteti dhe ndryshe është propaganda.

Nëpërmjet aparateve të celularit, cilido nga qytetarët, të fiksojnë çdo moment, me fakte reale dhe nëpërmjet rrjeteve sociale të informojnë popullin shqiptar, për çdo të vërtetë të hidhur, apo e ëmbël është. Sot i dërgova këtë letër drejtorit të Spitalit të Traumës dhe po e bëj publike. Qytetarë të thjeshtë të vendit tim, juve as për 5 % të ngjarjeve nuk informoheni. Bëjeni këtë për shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijëve tuaj. Frrok Bardhi, infermieri i cili persekutohet vetëm se tregon të vërtetën e popullit të tij.” /JOQ/

57154562 2092952507489410 415334757841240064 o 1

Artikulli paraprakPërse janë shqetësuar enveristët nga Agron Tufa?
Artikulli tjetërUnë armiku, kritiku i kamur!