Ngjashmëritë e frikshme/ A ishte parashikuar coronavirusi në filmin “Contagion”?

Fansat e filmit ‘Contagion’ të vitit 2011 kanë tërhequr paralelet midis virusit në këtë film dhe shpërthimit vdekjeprurës të coronavirusit.

Në filmin triller nga Matt Damon dhe Gwyneth Paltrow, një virus i shpejtë vret dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën, ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përpiqen më kot të ndalojnë shpërthimin.

Në film tregohet se si shfaqet virusi në Kinë, ku një kuzhinier merr virusin nga një derr i infektuar. Për habi edhe coronavirusi shpërtheu në Kinë, pikërisht në Wuhan.
“Çdo gjë duket shumë e ngjashme. Lakuriqi ishte burimi”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter.

Filmi, i drejtuar nga Steven Soderbergh, u vlerësua në përgjithësi nga komuniteti shkencor për përshkrimin e saktë se si mund të luhej skenari i epidemisë.

Filmi thuhet se është modeluar nga shpërthimi SARS në vitin 2003, duke përshkruar atë që mund të ndodhte nëse ai virus do të kishte qenë edhe më vdekjeprurës dhe ngjitës.

Tani, frika është në rritje se shpërthimi i coronavirusit në jetën reale mund të jetë edhe më serioz sesa ekspertët dyshuan fillimisht.

Artikulli paraprakSi të ruajmë shëndetin nga i ftohti, ngricat dhe ajri i ndotur
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Haradinajt: Si më joshën për ndarjen e Kosovës, më garantuan pushtet të përjetshëm dhe…