Nga dajrja..te vetingu..!

Enkelejda VELIU

Kjo është fatura, që do të paguajmë..! E ndërsa para 4 vjetësh, vetë kryetari i opozitës, së asaj kohe, nuk do të kursente as dajren për të plotësuar, 1 milion votat…ky vit duket se do të vij ndryshe…plot e përplot me veting..!
Një fjalë, që ka marrë dhenë… Që i ka trembur shumë, dhe i ka ndërsyer njëri kundrejt tjetrit..! Kot trembeni..! Ju i keni ligjëruar dhe legalizuar, pasuritë marramendëse..! Zotërinj..!
Ju doni që ne të besojmë, se njerëzit po vrasin veten nga dashuria..?! Ju doni që ne të besojmë, se njerëzit po konsumojnë veç kos dhe vezë, se janë të gjithë mbipeshë..?
Ju doni që ne të besojmë, se milionat e BSH, u vodhën rastësisht..?! Dhe po kaq rastësisht, guvernatori shpallet i pafajshëm, ndërsa i biri fshin djersët me euro..?!
Ju doni që ne të besojmë, se milionat e Cez, humbën, dhe po kaq rastësisht nuk u gjendën më..?!
Ju doni që ne të besojmë, se Peza, mori nuse me prikë, plot 1 milion euro..?!
Ju doni që ne të besojmë se Balla, është me fat, që gruan e ka biznesëoman..?!
Ju doni që ne të besojmë se Nushi, i mban për vete koncesionet..?!
Ju doni që ne të besojmë që Beqja, hiç.. po hiç fare..?!
Ju doni që ne të besojmë, se heronjtë që shpallët si të tillë, dhe i varrosët me lavdi, kur u rrëzua helikopteri, në të vërtetë, transportonin pllakat e WC së ministres..?!
Ju doni që ne të besojmë, se deputet bëhesh, pa 500 milionë lekë, apo 600… Kaq i morët, Ndocajt..?!
Ju doni që ne të besojmë, që vilat që dispononi, përfshirë dhe vilat në Gjirin e Lalzit, janë bërë me kontribut vullnetar..?!
Ju doni që ne të besojmë, që ju jeni politikëbërës, kur politika, në të vërtetë gatuhet dhe serviret tjetërkund..?!
Ju doni që ne të besojmë, që ti je më i rëndësishëm se unë..?!
Ju doni që ne të besojmë, që në vendin tim, funksionojnë dhe respektohen institucionet..?! E ndoshta, ndoshta për ta mbyllur, ju doni që ne të besojmë që ju, keni bërë pakt me vitet dhe moshën, ndërkohë që lifting, bën kërdinë..?!
Ju na doni, ndoshta pa sy, pa veshë dhe pa gojë..! Ju lutem..!
Na fyeni inteligjencën kështu..! Ishit më mirë, kur i binit dajres..!

Artikulli paraprakKosovë, mikrofinancat katërfishojnë fitimet
Artikulli tjetërShpërblim për Izmir Smajlajn