Nga akuzat ndaj PS-së, tek fajësimi i Metës për mandatet, Basha në “Ora News”: Edi Rama është “nona” e problemeve

Në 3 vjetorin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi të bëjë një analizë në “Ora News” të asaj çfarë ndodhi në ato zgjedhje, por edhe të ngjarjeve që pasuan të cilat tashmë kanë kulmuar në një ndarje të thellë të demokratëve.

“Që nga ajo kohë ka ndodhur zbrazja e vendit dhe i vetmi përgjegjës për këtë është Edi Rama.

Këta që vazhdojnë të godasin Partinë Demokratike nuk kanë asgjë përveç agjendave të tyre personale”, theksoi Basha.

Nga akuzat ndaj PS-së, tek fajësimi i Metës për mandatet,

Lidhur me djegien e mandateve, sërish Basha fajin e shikon tek Ilir Meta, në atë kohë President i Republikës.

“Nuk dua të ndalem më tej tek e shkuara, por ajo çfarë do të them është fakti se Edi Rama është “nona” e problemeve në Shqipëri sot.

Kur vjen puna për interesa personale këta njerëz bëhen bashkë dhe kjo është e shkuara e trishtë e shqiptarëve në këto 30 vite. Ndaj duhet të shikojmë përpara dhe të shkëputemi përfundimisht nga ky model”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakABSURDI/I përzuri me gomone përmes La Manshit, Rama kërkon të takojë emigrantët në Londër dhe t’u flasë për Shqipërinë Europiane!
Artikulli tjetër“Politika e thashethemeve nuk është modeli im”, Basha në Ora News: Pazari i fundit me amnistinë, liroi 80 të dënuar nga GJKKO