Neuer: Gjermania do ta tregojë veten me të mëdhatë

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer tha se, Gjermania do ta tregojë veten me të mëdhatë. Gjermania si gjithmonë e nis si favorite turneun, por ende nuk është shfaqur me të gjithë potencialin e saj. Neuer edhe për këtë konstatim e ka një përgjigje.
“Gjermania është ekip i madh dhe ndoshta e ka më të lehtë kur luan me kundërshtarë me emër që kërkojnë të bëjnë lojën e tyre. Kjo është arsyeja që në Gjermani ende nuk janë euforikë për Europianin. Shpresoj që ta mposhtim Sllovakinë e më pas të përballemi me një skuadër më të madhe. Vetëm kur ta kalojmë këtë fazë njerëzit do ta ndjejnë më shumë praninë tonë në këtë turne dhe të thonë se po tregojmë një nivel të lartë”. Në konferencë përkrah Neuerit foli edhe mbrojtësi i Bayernit, Joshua Kimmich, i cili theksoi se nuk mund të krahasohet me Philip Lahm. 21-vjeçari shtoi më tej se është aktivizuar vetëm një herë në të djathtë në kombëtare, ndaj është herët për të nxjerrë konkluzione të tilla.

Artikulli paraprakWillmots kërkon Gjermaninë në finale
Artikulli tjetërKur ishte në opozitë e sulmoi, por sot në qeveri, Rama shtyn me 10 vjet koncensionin e Bulqizës