Nëqoftëse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë në burg është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit qeveritar

Kreu i opozitës, LulzimBasha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Devollit se, koorporata e investimeve është koorporatë e hajdutërisë që është bërë për t’i marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t’ia dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës.

“Kemi një qeveri që ka mbyllur sytë dhe veshët para halleve të njerëzve, flet me propagandë nga mëngjesi në darkë dhe të gjitha paratë e buxhetit i devijon dhe ia jep një grushti oligarkësh.

Të gjitha paratë e taksave tuaja i devijon dhe i bën rrush e kumbulla me të ashtuquajturat konçensione e PPP që në fakt janë emra të sajuar sepse bëhet fjalë për vjedhje të pastra.

Platforma jonë është e qartë dhe e thjeshtë.

Dhënie fund të këtyre praktikave abuzive që e kanë renditur Shqipërinë vendin e tretë më të korruptuar të botës, Sierra Leone, Laosi dhe Shqipëria.

Ky është realiteti, të tjerat janë propaganda e njeriut që hyri në histori si njeriu që e futi Shqipërinë në rekordin më të zi të korrupsionit të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Askush nuk e ndjen këtë më shume se sa ju dhe nuk ka propagandë ta fshijë. Nuk ka gënjeshtra dhe mashtrime nga mediat e kapura nga qeveria, ta fshijë.

E shihni si heshtin disa prej mediave kryesore të vendit?

Duhet t’ua fikim ekranet dhe mos i shikoni fare se kanë vetëm një detyrë, t’ju helmojnë mendjen, t’ju mbysin me propagandë, t’ju mbysin me shfaqje të shëmtuara ndërkohë që ata vetë financohen me paratë që ju vidhen ju, nga Edi Rama.

Askush nuk flet për këtë. Jemi të tretët në botë për korrupsion. Si erdhëm këtu? Kush ma solli këtu? Ju e sollët opozita? Sigurisht e solli një njeri i vetëm, i cili e ktheu vjedhjen në art, në qëllimin e vetëm të qeverisë së tij.

Dhjetëra milionë euro janë zhdukur pa lënë gjurmë, i jep 2-3 miqve të tij. Shikoni koorporatën e investimeve, koorporatën e hajdutërisë që është bërë për t’i marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t’ia dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës.

Shikoni tenderat që janë pa konkurrencë, sepse janë paracaktuar ata që do t’i fitojnë me çmimin maksimal dhe masi i marrin me çmimin maksimal e rrisin edhe më shumë vlerën e kontratës. Kush paguan? Ju paguani. Shqiptarët paguajnë.

Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet.

Nëqoftëse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar.

Prandaj ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë reformën në drejtësi, prandaj ai cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese.

Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim.

Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha në Devoll: Bujqësia është e braktisur, fermeri është i nënshtruar presionit dhe terrorit të shtetit
Artikulli tjetërProva përvëluese për Dvoranin, e pret burgu!