Nepotizmi i Romanës dhe këshillat për administratën

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, i është kushtuar dje reformës në administratën publike.
Vlahutin theksoi nevojën e një reforme rrënjësore në administratën publike, ndërsa deklarata e saj vjen si një sugjerim i deklaratave të mëparshme të kryeministrit Rama.
Deklaronte dje zonja Vlahutin:
“Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën.
Duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin.
BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim”.
Zonja Vlahutin përmend faktin se BE-ja ka akorduar së fundmi një fond prej 32 milionë eurosh për reformën në administratë, por nuk përmend faktin se që prej vitit 1997 e deri më sot, BE-ja ka dizbursuar (në letra të paktën) rreth 85 milionë euro për t’u realizuar kjo reformë dhe sot nuk ekziston asnjë studim fizibiliteti mbi suksesin e këtyre financimeve.
Me mijëra trajnime dhe projekte janë zhvilluar në dy dekadat e fundit për të reformuar administratën, një pjesë e mirë e të cilave me financimin e BE-së.
Por paradoksi qëndron në faktin se për reformën në administratë jep direktiva pikërisht zonja Vlahutin, ndërsa emërimi i saj si ambasadore e BE-së është tregues i nepotizmit në mënyrën si BE-ja emëron zyrtarët e saj.
Kroacia (prej nga vjen zonja Vlahutin) është vend anëtar i BE-së dhe në bazë të ligjit i takon të emërojë një ambasador në një prej shteteve të BE-së.
Zonja Vlahutin dikur ishte këshilltare dhe person konfident e ish-Presidentit kroat Ivo Josipoviç, ndërsa ky i fundit i bëri letrat asaj që të kapte pozicionin e ambasadores.
Disa javë më parë “Hashtag.al” publikoi dhe një intervistë që zonja Vlahutin kishte dhënë për revistën “Globus” në vitin 2014. Intervista e saj ishte realizuar vetëm pak ditë pasi ishte firmosur emërimi si ambasadore në Tiranë.
Vlahutin e ka Tiranën eksperiencën e saj të parë të punës, më herët ajo ka kryer detyra të zakonshme dhe pa lidhje me konjukturën drejtuese të BE-së.

Hashtag.al

Artikulli paraprakMe nivelin më të ulët të jetesës se Mali i Zi e Maqedonia
Artikulli tjetërNdikimi rus në Evropë dhe shqetësimi i SHBA