Nëndrejtori i shkollës, mik i Taulant Ballës grushton dhe tërheq zvarrë nxënësin në orën e mësimit

Dhuna ka shpërthyer edhe nëpër shkolla jo vetëm nga mësuesit, por edhe nga drejtuesit e tyre. Rasti më i fundit ka ndodhur në shkollën e Mesme dhe 9-vjeçare në Polis Gostimë të Librazhdit. 55869319 567117227108743 4577567343688810496 n
Nëndrejtori i shkollës, Artur Terziu ka dhunuar barbarisht në orën e mësimit nxënësin e klasës së 9-të, Kejsi Guberi pa asnjë shkak. Nxënësi ka qënë i ulur na bankë duke lexuar, ndërsa Terziu e ka qëlluar me grusht dhe e ka tërhequr zvarrë në klasë. Ky veprim ka ngjallur frikë dhe panik në klasë, ndërsa nëndrejtori ka vijuar dhunën ndaj nxënësit të pambrojtur.
Nxënësi tregon se është dhunuar pa asnjë shkak. Ai thotë se, ka qënë i uluir në bankë duke lexuar dhe nuk ka barë zhurmë.
“Isha ulur në bankë dhe po lexoja librin. Mësuesi erdhi te banka dhe më tërhoqi e më goditi shumë fort. Shkaku i dhunës ishte se, gjoja unë po bëja zhurmë, por në të vërtetë unë isha ulur në bankë dhe isha duke lexuar. Më erdhi krejt paparitur dhe më tërohi e më goditi”, tregon nxënësi Kejsi Guberi.
Në shkollë flasin fjalë të mira për nxënësin Kejsi Guberi. Sipas nxënësve të shkollës, Guberi është i sjellshëm dhe që nuk krijon asnjë problem as me mësuesit dhe as me shokët dhe shoqet e shkollës.
Ndërkohë, mësuesi Artur Terziu njihet si njeri problematik me nxënësit. Nuk është rasti i parë që ai ushtron dhunë dhe fyen nxnësëit në orën e mësimit. Ka patur edhe raste të tjera kur ka fyer nxënësit në orën e mësimit. Për këtë ai është bërë problem në Drejtori, por nuk është marrë asnjë masë ndaj tij sepse e “mbron” Partia që e ka punësuar.
Nëndrejtori i Shkollës, Artur Terziu njihet si një nga miqtë e deputetit të PS, Taulant Balla ndaj hiqet si kapo në shkollë dhe merr guximin të dhunojë nxënësit në orën e mësimit.

55628874 409442923176114 8452848044889604096 n

111 1

Artikulli paraprakMesazhi i fortë për ‘liderin’: “Udhëheqësit i kruhet shumë…”
Artikulli tjetërShifra e paimagjinueshme: 2.4 milionë euro vjedhje në ditë të Ramës paguhen nga shqiptarët!