Nëna kërkon të birin në komisariatet e policisë: “Nuk kthehem në shtëpi pa djalin”!

Në ambientet e komisariateve vijojnë të mbahen prej 3 ditësh të rinj që janë ndaluar pasditeve në Tiranë, në zonat ku prej 5 ditësh vijojnë protestat e nxitura nga vrasja e Klodian Rashës.

Një prej tyre është dhe Nezart Tako, i cili sipas nënës së tij ndodhet në ambientet e komisariatit nr 2 prej të premtes, 11 nëntor.

Nëna e tij e shqetësuar ndodhet para komisariatit.

“Jam Zana Tako. Kam ardhur këtu, po pres për djalin. Më kanë thënë që do dalë pas 3 ditëve. Nuk më kanë lajmëruar fare përpara se ku ndodhet. Vetëm djali e di si ka ndodhur. E ndaluan të premten në një lokal, ora 20:30. Nuk ka kaluar nga ora 22:00”.

Nëna e shqetësuar për shëndetin e saj mohon që djali i saj të ketë qenë pjesë e protestës.

“Nuk na japin shpjegim nuk e dimë ça të bëjmë. Unë djalin e kam dhe pa qejf. Është 18 vjeç. Asnjëherë nuk ka qenë pjesë e protestave. Unë dua djalin sa më parë të më dalë. Është i pafajshëm, shprehet ajo ne një intervistë për Ora.

Jeni interesuar në Gjykatë?

Zana Tako: Jo ai ndodhet këtu akoma.

Jeni interesuar për gjendjen shëndetësore?

Zana Tako: Po si top më thanë mua, ç’të më thonë mua, nuk i besoj po nuk ma panë sytë. Nëna është nënë. Nuk kthehem në shtëpi pa djalin.

Artikulli paraprakLoti i të rinjve që nuk pikon vetëm prej gazit lotsjellës
Artikulli tjetërDiktatura, sëmundja ngjitëse e Egjiptit tim