Enea Ftoi, 27 vjeçari që doli i vdekur nga Komisariati i Korçës, nëna e tij akuzon shtetin: I prenë edhe gjuhën

Nëna e Enea Ftoit, të riut korçar që u dhunua për vdekje në qelitë e paraburgimit nga policia, foli në një lidhje direkte me Çim Peka LIVE.

Ajo tha se djali i saj 27-vjeçar është dhunuar barbarisht, madje ka treguar edhe fotot.

Enea Ftoi u arrestua pasi vodhi një varëse, tha ajo. Por ai u dhunua që në pazar.

“Ai u arrestua pasi u tha se kishte vjedhur një varëse. Tregonte gjithë pazari për dhunën barbare ndaj djalit gjatë arrestimit. Tani nuk flasin se kanë frikë. Dhuna ndaj djalit ka qenë barbare. Në trupin e tij ka shenja dhune. Krahun e ka të thyer. Në komisariat ka kamera sigurie, por në kohën kur u vra ai, nuk kishte. Ai i ka thënë të shoqes se e kanë dhunuar”, tha ajo.

Sipas saj, familja e ka marrë vesh vdekjen e Enea Ftoit në gjyq.

‘Në sallën e gjyqit e kemi marrë vesh që kishte vdekur. Kemi dalë me ulërima. Gjuhën ia kanë prerë me gërshërë. Kur vdes një njeri, nuk i del gjak nga koka. Atij i dilte gjak nga koka. Ai ishte i gjakosur në të gjithë trupin. Edhe kufoma e tij është trajtuar padenjësisht”, tha ajo.

“Edhe burri më vdiq nga dhimbja për djalin”, tha ajo.

Kjo është qeveri kriminelësh

Nëna e Enea Ftoit tha se, djali i saj ishte dhunuar barbarisht, madje i kanë prerë gjuhën. Ajo tregoi fotot e dhunës, duke thënë se “shteti po na vret”.

Sipas saj, Enea është kërcënuar edhe në qeli. Edhe pse në komisariat ka kamera sigurie, ato janë fikur gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Ku i çuan këpucët dhe xhaketën e djalit me njollat e gjakut, pse nuk është bërë ekspertiza? Na mbyllnin derën kudo që shkonim. Nuk na jepnin sqarime. Thanë që ishte sëmurë,” tha ajo, duke theksuar se vdekjen e të birit e kanë marrë vesh në gjyq.

“Me këtë qeveri nuk zbardhet vrasja e djalit tim. Kjo është një qeveri e hajdutëve dhe kriminelëve,” tha ajo.

Enea Ftoi ishte 27 vjeç. Ai u arrestua për vjedhjen e një varëseje dhe u dhunua që në momentin e arrestimit.

Pas vdekjes së Ftoit, pati protesta nga banorët e komunitetit egjiptian në Korçë.

Artikulli paraprakDokumenti i KQZ, çfarë pritet të ndodhë me Ramën pas 25 dhjetorit
Artikulli tjetërNUK DO TË KETË HARRESË!