Në shtëpinë e shembur nga tërmeti, familja Përgega me djalin e sëmurë ende pa zgjidhje!

Rasti i familjes Përgega në Porto Romano, në Durrës gjendet në qiell të hapur pas tërmetit. Familja kishte marrë një fond prej 500 000 lekësh si formë dëmshpërblimi për të restauruar banesën e dëmtuar nga tërmeti, por pasi filluan punimet, shtëpisë iu prish soleta.

Kreu i PD të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj denoncoi rastin në fjalë.

Gjendja e vështirë e familjes Përgega është raportuar më herët edhe në media. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar shumë kohë, asgjë nuk ka ndryshuar me këtë familje.

Përgjigja zyrtare nga bashkia ishte se do të merrej në konsideratë.

Përpos se janë pa një shtëpi, një nga fëmijët e vegjël të familjes ka nevojë për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga bashkia për t’i dhënë një zgjidhje të mundshme kësaj familje.

Artikulli paraprakPërkujtohet 74 vjetori i Kryengritjes së Postribës!
Artikulli tjetërInjoranca nuk është argument!