Në Shqipëri ka 104 mijë biznese, gjysma në tregti

Në Shqipëri veprojnë 104.5 mijë biznese, sipas anketës strukturore të ndërmarrjeve, publikuar dje nga INSTAT. Shifra e bizneseve aktive është shumë më e ulët se bizneset e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit që raportohen mbi 170 mijë. Në vite shumë biznese janë mbyllur dhe vetë tatimet kanë ndërmarrë një nismë për pastrimin e bizneseve pasive nga lista e subjekteve tatimpaguese. Deri tani, sipas tatimeve janë rreth 97 mijë subjekte pasive.
Gati gjysma e ndërmarrjeve aktive më 2015-n apo rreth 45 mijë ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtisë.
Sipas INSTAT rezultatet paraprake të ASN-së, për vitin 2015, shprehin se:
Shitjet neto u rritën 4,7% krahasuar me vitin 2014;
Numri gjithsej i të punësuarve u rrit 17,1%;
Investimet e realizuara arritën vlerën 207 miliardë lekë nga 183 miliardë lekë në 2014, duke shënuar rritje prej 13,5%;
Në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve operojnë 104.534 ndërmarrje. Numri i tyre u rrit me 22,7% krahasuar me vitin 2014.
Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, kontributin më të madh në rritjen e shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me 3,0%, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me 1,7%.
Gjatë vitit 2015, sektori i tregtisë realizoi përqindjen më të lartë të shitjeve neto, 48,6%, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese me 11,2%. Sektori i industrisë nxjerrëse është i vetmi sektor që pati rënie të shitjeve neto për 2015 me 25,2%, duke realizuar 82 miliardë lekë nga 110 miliardë lekë që realizoi më 2014.
Situatë e ngjashme paraqitet për treguesin e punësimit ku prodhuesit e shërbimeve dhanë kontributin më të madh në rritje me 12,7%, ndërsa prodhuesit e të mirave kontribuan me 4,4%. Dy sektorët me përqindjen më të lartë të punësimit për vitin 2015 janë sektori i tregtisë me 25,3% të punësimit dhe sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.) me 21,5%, të ndjekura nga sektori i industrisë përpunuese me 19,3% të të punësuarve gjithsej.
Gjatë vitit 2015, investimet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve zunë 38,3% nga 29,2% që zinin vitin e kaluar. Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike dhe ujit, i cili për vitin 2015 ka investuar 59 miliardë lekë duke zënë 28,4% të investime gjithsej. Rënie në investimet e realizuara pati sektori i industrisë nxjerrëse me 36,2% dhe sektori i ndërtimit me 14,5%.
Numri i ndërmarrjeve aktive për vitin 2015 u rrit me 22,7%. Prodhuesit e shërbimeve kontribuan me 20,6% në rritjen e numrit të ndërmarrjeve aktive dhe prodhuesit e të mirave me 2,1%. Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë (42,5%) i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (19,5%) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (17,9%). Gjatë 2015, sektori i industrisë nxjerrëse pati numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive (631 ndërmarrje), të cilat zunë 0,6% të ndërmarrjeve aktive gjithsej.

Bizneset me mbi 50 punonjës, të pakta në numër, por me peshë

Artikulli paraprakBerati (ri)kthim në Mesjetë, pa ujë dhe drita
Artikulli tjetërShqiptarët e paguajnë energjinë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit