Ne protestojmë…

Nga Redin HAFIZI

Ne tentuam aktin final ne jete, ne tentuam te sfidojme vdekjen permes urise. Ne ishim 700 ne greve urie ne shkurt 1991, pasi nuk u kenaqem me cfare u arrit ne Dhjetor 1990. Ne vazhduam te protestojme dhe aty regjimi nisi te na etikonte si anetare te PD.

Ne nuk e kuptuam se kjo ishte strategji per te ashtuquajturen demokracia Shqiptare, por tani e shoh hapur. Te qelburit kerkojne qe te na bejne pis. Jane te njejtet individe qe kerkuan te na njollosin qe bejne te njejten gje me protesten sot ne Tirane. Protestojme ende dhe kjo na tregon se jemi nje komb vital dhe nuk na vene dot ne gjume.

Sot protestojme te gjithe pa ngjyre dhe nuk e kuptoj se perse kryeministri nuk e kupton. Ai mendon se percan protesten duke permendur protestat e meparshme, por e ka gabim, pasi protesta eshte proteste dhe sjell vec drejtesi kur fiton. Qeverritaret keto tridhjete vjete nuk i kane vene veshin protestes dhe kane harruar se perse kane ardhur ne pushtet.

Protestuesit nuk kerkojne te sjellin eliten e radhes per t’u korruptuar, por permbysin eliten e vjeter duke kerkuar ndeshkimin e fajtoreve.

Pse jemi ketu zoti Rama, eshte se kurre nuk ke studiuar protestuesit e vertete. Nuk mund te vazhdohet me idene se qeverria ka monopolin e se vertetes, vetem sepse ka kulacin dhe kerbacin. E ke provuar zoti Rama kerbacin me Benin ne Vlore apo Gentin ne Tirane. Ke provuar cdo lloj dhune kunder Ben Koles ne mbrojtje te fuqive te vogla hidrike dhe ata jetojne dhe protestojne.

Ti, Edi Rama, per turp, provove gaz helmues kunder Tiles, protestueses se hershme dhe qe mbetet e tille pasi eshte betuar perpara flamurit ajo trimereshe.

Edi Rama ik tani pasi ne do vazhdojme te protestojme deri ne fundin tend, pasi ti zhyte nje komb te tere ne mjerim dhe perzure Shqiptaret.

Ne do te protestojme, pasi ate dime te bejme. Ne nuk dime te qeverrisim, por dime te kuptojme se kur qeverria nuk eshte me ne. Ne kete moment ne ngrihemi dhe te permbysim zoti Kryeminister. Kjo ka ndodh ne protesten e armeve kimike, protesten e studenteve vitin qe shkoi, protesten e shkaterrimit te prones se qytetarit, protesten e Teatrit.

Je komplet i permbysur si kryeminister dhe atehere te kane mbetur vetem forcat Turke te policise qe mposhten grushtin e shtetit ne Turqi. Ne kete pike kryeministri Rama po kerkon ndihme nga nje force e huaj.

Ne vazhdojme te protestojme kunder diktatures qe shprehet kudo. Protestat e vogla qe mbahen gjalle sjellin kauzat e pritestave te medha. Pra jemi sot ne nje proteste qytetare dhe policia do te beje aktin me demokratik nese dorezohet dhe i jep qytetareve te drejten per te mbrojtur vetveten.

Pra ne jemi ne nje permbysje me proteste, si rrjedhim i protestave te lumenjve, Vlores qe shkon ne Kukes, vajzave te dhunuara dhe protestes me paqesore ate te Teatrit qe u shtyp me dhune. Ne vazhdojme te protestojme.

Artikulli paraprakFoto/ Rama tmerrohet nga protesta e të rinjve, ia ‘mbath’ nga Kryeministria
Artikulli tjetërReagimi i fortë i BE: Të ndalen kërcënimet dhe kanosjet ndaj gazetarëve, lejoni median të bëjë punën