Në gjumin e ndërgjegjies publike forcohen diktaturat

Nga Miranda HAXHIA

Klodian Rasha ishte dhe mbeti pas plumbit në shpinë, 25 vjeç. Nuk e kam njohur kurrë, por mjafton të lexosh buzëqeshjen e tij në foto e të kuptosh se ishte një djalë i paqtë.

Duhet të ngriheshim në protestë, të zaptonim rrugët, të dyndeshim para ministrisë së Brendshme, të kërkonim të drejtën e vrarë.

Duhet të gdhiheshim e ngryseshim para siluetave të një qeverie vrasëse.

Por asgjë nuk ndodh nga këto.

Sepse policia e ka shumë kollaj të gjejë një arme për ta bërë vrasës Klodianin.

Sepse prokuroria ka frikë të ngreje akuza për shkelje të rëndë të të drejtës themelore të njeriut- që të jetojë.
Sepse opozita që duhej ta kapte me shkulm këtë ngjarje e ta kthente në simbol të ndryshimit të madh, po llogarit përqindjet e tatimeve e ca dokrrave të tjera elektorale.

Ne nuk mblidhemi dot për Klodianin. As unë.

Sepse unë nuk jam nëna e tij. Im bir fle i qetë në shtëpi. Edhe yt bir. Edhe biri i të tjerëve.

Dhimbja e një nëne për birin e vrarë pas shpine nuk mbërrin në ndërgjegjen tonë e të shndërrohet në uragan.

Sepse…. sepse ne si shoqëri shqiptare nuk kemi ndërgjegjie, sepse ne jemi dele që presim shortin e radhës, kur të na kafshoje ‘ujku’ i madh- shteti i shpërfytyruar i së keqes.

Artikulli paraprakMedia holandeze: Spitalet shqiptare nuk kanë as ujë, prandaj bëhen çmenduri si ajo që habiti Italinë
Artikulli tjetërFoto/ ERTV “ja fut” Ramës, i ndërpret fjalën dhe transmeton film…