Në Cakran me pronarin e plantacioneve të drogës

Shembulli më i mirë për të kuptuar se si funksionojnë takimet e Ramës ishte ai i Cakranit, ku babai i një trafikanti droge hiqej si mbështetës i Partisë Demokratike. Në fakt personi në fjalë njihet në të gjithë zonën si një person që ka zaptuar tokat e pronarëve të ligjshëm me forcë, ndërsa djali i tij merrej me trafik të paligjshëm të bimëve narkotike. Denoncimi ka ardhur në adresën e kryetarit të  PD-së, Lulzim Basha nga një banor i asaj zone. Ja se çfarë shkruan. “Për dijeni tënden Kryetar, ai qytetari që bisedonte në Cakran me Ramën dhe që bënte humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar tokën e pronarëve të ligjshëm. Djali i këtij fshatarit Xhafo Shenaj që bisedoi sot me Ramën në Cakran është trafikanti dhe kultivuesi më i madh i hashashit në Cakran. Që nuk bën asnjë punë dhe shëtit me makinë mbi 50 mijë euro. Prandaj dhe ky i bënte elozhe Ramës dhe ironi Bashës, sepse vetë Rama e di që ky Xhafo Shenaj ka parcela të mbjella në bashkëpronësi me Armando Subashin.

Artikulli paraprakShoqëruesit e Ramës e rrëmbejnë para takimit
Artikulli tjetërFlet Gjergji Thimo: Njëri nga ata që më goditi ishte polic