Ndryshimet klimatike, Shqipëria shkarkon rreth 9,4 milionë tonë në vit CO2

Shqipëria ka një nivel në shkarkimet e gazrave serë rreth katër deri në pesë herë më të ulët se nivelet mesatare ndërkombëtare, me një mesatare të llogaritur prej 9,4 milionë tonë/vit të gazit karbonik CO2. Edhe pse jo në nivel të lartë ekspertët e mjedisit theksojnë nevojën e politikave të forta për çështjet klimatike. Ekspertja e mjedisit, Laureta Dibra u shpreh se ka vijuar bashkëpunimi me donatorë të ndryshëm për hartimin e strategjive në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.
Sa i takon shitjes së kuotave vendeve më të zhvilluara, që i tejkalojnë limitet e shkarkimit të gazrave të dëmshëm, Dibra u shpreh se Shqipëria edhe pse është pjesë e kësaj marrëveshje ende nuk është futur në këtë treg. Sipas ekspertes po punohet në këtë drejtim duke krijuar bazën ligjore.
Sipas të dhënave më të fundit që Ministria e Mjedisit ka vënë në dispozicion rezulton se kontribuesit më të rëndësishëm në emetimit e gazit serë në Shqipëri janë: Energjia dhe transporti me (57.29%), e ndjekur nga bujqësia me (16.85%), përdorimi i tokës dhe pyjet (8.88 %) dhe në fund mbetjet me (2.31%). Shqipëria u bë një ndër 178 vendet që mbështesin këtë marrëveshje me miratimin në Parlament në korrik të 2016-ës.

Artikulli paraprakZgjedhjet në Kosovë, votuesit do përcaktojnë rrugën e integrimit
Artikulli tjetër“New Europe”: BE nis zyrtarisht hetimet për korrupsion ndaj Vlahutin