Ndryshime në provimet e maturës/ Teste të kopjuara dhe stres, specialistët e arsimit propozojnë mënyra të tjera

Matura shtetërore ka nevojë për reformim të menjëhershëm.

Ky është mendimi i Fiqiri Çifliku me përvojë gati 30 vjeçare në arsim teksa rendit kritikat për modelin aktual të provimeve, mesatarja e të cilave është vendimtare për pranimin në universitet.

Është shoqëruar me shumë problematika, qoftë në menaxhim, ka pasur një stres të jashtëzakonshëm nga maturantët por edhe mësuesit mbikëqyrës që dalin nga roli i mësimdhënësit. Kur flasim për telefonin, teknologjia ka avancuar aq shumë saqë nxënësit fusin pajisje të tjera shumë të vogla si smartwatch që mësuesi nuk arrin t’I kap. Presioni është i madh, I kemi parë dhe në media daljet e testeve, akuzat për kopje apo teza të testeve jo të standardeve të pranueshme”.- shpreh Fiqiri Çifliku, specialist arsimor.

Specialisti arsimor propozon ndryshime në zhvillimin e provimeve të maturës, të ndarë në dy faza. Së pari Çifliku vlerëson që certifikimi bazë me teste të detyruara të kryhet brenda shkollës, ku ngrihet një komision shtetëror i përbërë nga stafi i brendshëm dhe përfaqësues nga zyra vendore arsimore.

Mund të shtohet për të vlerësuar edhe anën e formimit të nxënësve edhe një testim me gojë për të mbrojtur një tezë të caktuar të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe vlerësohen përpara komisionit shkollor”.

Për nxënësit që duan të vazhdojnë arsimin e lartë, Çifliku propozon hallkën e dytë, një test të informatizuar të hartuar nga institucionet në varësi të Ministrisë së arsimit.

“Mendoj që mund të përdoret si instrument test aftësie, ku disa lëndë jepen në një provim të vetëm në mënyrë elektronike që ju shërbejnë disa universiteteve, në varësi të kritereve që vendosen nga universitetet”.

E rëndësishme për t’u rishikuar sipas specialistëve është edhe pesha e vlerësimeve për secilën fazë, si ndarje e drejtë për kriteret e pranimit në universitet.

Artikulli paraprakKush fshihet pas turqve që fituan tenderin për Tunelin e Llogarasë?! Vetting: Balluku shpalli fituese firmën që ofroi 12 milionë euro më shumë!
Artikulli tjetërLigji i ri për Prefektin si vazhdimësi e përqendrimit të pushtetit