Ndihmës Sekretari amerikan në SPAK, takim dy orësh me Altin Dumanin dhe prokurorët e posaçëm. Zbardhen diskutimet

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd Robinson, ka mbërritur në Tiranë dhe paraditen e sotme (19 mars) ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Robinson është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe me prokurorët e posaçëm, me të cilët ka diskutuar për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mësohet gjithashtu se është folur dhe për bashkëpunimin dypalësh për luftimin e këtyre dy fenomeneve.

Robinson rikthehet në Tiranë pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006.

Artikulli paraprak“Të burgosurit ‘shpërthyen’ mbi personelin e armatosur, që hapi zjarr ndaj tyre”- Si nisi revolta e Qafë-Barit, zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit! Nga trajtimet çnjerëzore, tek torturat, çfarë e shkaktoi rebelimin
Artikulli tjetërNëna e solli në jetë në banesë, foshnja e vendosur në qese u hodh në lumë nga vajza e madhe! Në ngjarjen horror, e përfshirë e gjithë familja! Ja gjendja e 42-vjeçares