“Maratonomaku” i Serisë A/ Askush si Ylber Ramadani, zbuloni statistikën speciale të mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është futbollisti me mesatarën më të lartë të kilometrave të përshkruara në Serie A këtë sezon, duke u shndërruar kështu në “maratonomakun”, e elitës së futbollit italian.

Ramadani është titullar i padiskutuar te Leçe, duke u shndërruar në një lider të mesfushës, fale performancës së tij të jashtëzakonshme.

1000033026 483x600 1

Shqiptari ka qenë “mushkria” e mesfushës së skuadrës së militon në Serinë A. Statistikat u publikuan nga faqja e njohur, “Transfermarkt”.

Ramadani ka një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari i Leçes la pas vetes futbollistët si Ferguson, Pesina, Kristante e Freuler./ Panoramasport

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fmaratonomaku i serise a askush si ylber ramadani zbuloni statistiken speciale te mesfushorit te kombetares shqiptare%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakFruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni
Artikulli tjetërNga qumështi te salsa e sojës, ja 5 ushqimet që duhet të shmangni për të parandaluar variçet dhe efektet në qarkullimin e gjakut