Ndërron jetë tek Infektivi 44-vjeçari me Covid-19, gruaja tha sot se i kishte humbur kontaktet që mbrëmë…

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv për shkak të Covid-19. Para se të merrte lajmin e hidhur, gruaja e tij foli për Fax News duke thënë se kishte humbur kontaktet që mbrëmjen e kaluar me të.

E shqetësuar për gjendjen e bashkëshortit të saj, i cili kishte 8 ditë në Infektiv, gruaja u shpreh më herët se spitali Infektiv është shndërruar në një burg, ku askush nuk jep informacion.

“Kam që mbrëmë që nuk flas dot me bashkëshortin, ka 8 ditë që është në Infektiv. Është e drejta jonë që të kemi informacion, është njësoj si në bùrgun e Spaçit, tani nuk e hap dot burri im telefonin, ta hapin infermieret.

Nuk kam asnjë informacion, as nëse është rënduar, as nëse është më mirë. Burri mbrëmë ishte me temperaturë të lartë, kjo më shqetëson, se po të ishte mirë do mendoja se është në gjumë dhe nuk ma hap. Nuk e di se ku është infektuar burri, ne të tjerët nuk jemi prekur, celulari bie dhe nuk e hap njeri.

Për shërbimin nuk ka pasur ankesa, i kanë qendruar pranë, edhe mbrëmë që ishte me temperaturë i kishin vendosur kompresa, por kjo e informacionit është shqetësim i të gjithë familjarëve”, u shpreh zonja. Ndonëse burri ishte infektuar me koronavirus dhe kishte përfunduar për trajtim mjekësor në spitalin Infektiv, asnjë prej familjarëve të tij nuk shfaqi shenja të sëmundjes.

Ndërkohë që prej ditësh situata në të dy spitalet Covid paraqitet e rënduar, me numrat e pacientëve që shtohen, ndërkohë që në oborrin e Infektivit edhe sot vihet re një prani shumë e madhe ambulancash, që kanë bërë të mundur transportimin e pacientëve, që kanë shfaqur simptoma të rënda të sëmundjes.

gruaja per

Artikulli paraprakSpiralja e rrezikshme e borxhit!
Artikulli tjetërPse Rama bën trimin në Liban dhe ngurron të vizitojë qoftë edhe një shtëpi në Paskuqan?