Ndahet nga jeta aktori i njohur, mesazhi prekës i ish-deputetit

Është ndarë nga jeta aktori i njohur i qytetit të Fierit, Fuat Boçi.

Ish-deputeti i PD, Enkeleid Alibeaj shkruan në një postim në FAcebook se, “Artist i Merituar”, themelues i Estrades së Fierit, me një karrierë e role që kanë lenë shenjë në kohëra të vështira të jetës sonë!

Postimi i Alibeajt në Facebook

Mbylli sytë përgjithnjë Fuat Boçi. “Artist i Merituar”, themelues i Estrades së Fierit, me një karrierë e role që kanë lenë shenjë në kohëra të vështira të jetës sonë!

Bashkë me të kuptojmë se shkëputet me dhimbje një copëz nga historia e gjithësecilit prej nesh! Mbetet kujtimi i njeriut fisnik, i artistit me përmasë kombëtare, i qytetarit model dhe i shpirtit demokrat!

U prehsh ne paqe Fuat Boçi! Fierit dhe Shqipërisë do t’i mungosh pa masë!

110264475 2558758357787738 8190484437609343654 n

Artikulli paraprakBasha pritet në Kosovë si Kryeministër!
Artikulli tjetërBasha: Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana është të qëndrojë larg protagonizmit të pavend dhe iniciativave të pa konsultuara