Nantes “leksion” Marseille

Olimpiku i Marseilles mori një leksion futbolli në transfertën me Nantën, duke pësuar një humbje të papritur 3-2. “Kanarinat” ishin të papërmbajtshme në pjesën e parë, duke realizuar dy gola të shpejtë me Diegon në minutën 12 dhe Stepinskin në të 20-ën.
Marseilla arriti ta hapte ndeshjen në fillim të pjesës së dytë me Gomis, pas ngulmimit të Sakai nga e djathta. Thomason i dha një tjetër goditje Marseilles në minutën e 50-të. Por, Gomis mbajti në lojë miqtë me finalizimin e tij me kokë në të 61-ën. Gjithsesi fitorja i takoi Nantes, që ruan vendin e 12-të në kampionatit francez, ndërsa Olimpiku i Marseilles mbetet i gjashti, 17 pikë larg zonës Champions.

Artikulli paraprakTransferimi më i dështuar i historisë
Artikulli tjetërMedia e Sorosit po komploton revolucione me ngjyra në SHBA