Namir Lapardhaja: Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTV thotë se me këto aktivitete sportive, Meta po përgatitet për të hyrë në burg, sepse këto lloj sportesh i bëjnë të burgosurit në qeli.

“Ilir Meta është në fazën që po i provon të gjitha ato aktivitetet që do të bëjë brenda burgut. Pra bën ajrimin, palestër, shtangat, sustën, paralelet, vrapin, muhabetin. Si nëpër filma. Është aktiviteti që bën një i burgosur në burg. Kështu që Meta e ka kuptuar këtë gjë dhe po përgatitet për këtë situatë që e pret. Meta nuk duhet marrë më seriozisht. Hera-herës do të na mbushë mendjen se është i çmendur, ndërkohë që SPAK-u nuk po e heton për çmendurinë e tij, por për kohën kur ka qenë mirë nga mendtë e kokës. Nëse është çmendur ky është një lajm i keq për të personalisht, por lajm i mirë sepse do të thotë që SPAK-u po i çmend politikanët e korruptuar te tranzicionit shqiptar ende pa i futur në burg.”, tha Lapardhaja në DritareTV.

Artikulli paraprakKodi mafioz i dyshes Meta-Kryemadhi
Artikulli tjetërInvestigimi i RAI3, Baçi: Rama reagoi se shkroi një media e huaj, është i shqetësuar pasi nuk e kontrollon…