Nami me vjedhjet, banorët e revoltuar i zënë derën prefektit: Janë me armë, policia është palë me hajdutët 

Banorët e fshatit Belinë në Fier kanë dalë sot në protestë përpara prefekturës, për shkak se prej disa ditësh janë pre e grabitjeve të shumta, dhe sipas tyre policia nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Një prej banorëve thotë se policia është bërë palë me hajdutët, dhe nuk i mbron më ata, në të drejtën e tyre të pronës.

“Për çfarë më duhet mua policia kur ajo nuk më mbron? Nuk ka natë që të mos ndodhin vjedhje, nuk ka asnjë shans që të takojmë inspektorin e zonës, ndaj kemi ardhur këtu.

Ne kemi hallin e fëmijëve, se unë pot ë dua i vras ata, po kam hallin e atyre që lë mbrapa. Vetë inspektori e ka thënë emrin e hajdutëve në mes të lokalit, dhe qëndron aty kot”, shprehet një prej banorëve të Belinës.

Ndërkohë që një tjetër qytetarë shprehet se hajdutët marrin gjithçka që gjejnë para, dhe janë ta pajisura me armë zjarri, çka rrezikon jetët e banorëve.

“Mua nuk më vodhën dot, se isha zgjuar, çfarë nuk marrin, pompa, vaj ulliri, motorra, ata kanë nga një maskë në kokë dhe automatik, e kemi njoftuar policinë që prej herës së parë. Ne me ato bagëti ushqehemi”, shprehet banori tjetër.

Artikulli paraprakBanorja tregon tmerrin e mbrëmshëm: Policët me pantallona të shkurtra e armë në brez u futën nga dera e pasme dhe…
Artikulli tjetërBasha paralajmëron Ramën nga Tropoja: Do përgjigjesh për pasuritë që po ua jep për dy lekë oligarkëve