Naftëtarët paralajmërojnë Ramën: Të hënën…

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë, ku kanë kërcënuar se të hënën do të futen brenda në Uzinë, dhe nuk do të dalin prej aty, derisa të ketë një zgjidhje nga ana e shtetit dhe kompanisë.

Ata kërkojnë që tiu jepen pagat e prapambetura, si dhe të ketë punë vazhdimisht në Uzinë, pasi janë shfaqur zakonisht probleme me furnizimin me lëndë të pare.

“Duam pagat e prapambetura nga kompania, të hënën do të tentojmë që të futemi në Uzinë, i bëjmë thirrje kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, kryebashkiakes së Patosit, dhe kryebashkiakut të Mallakastrës që të reagojnë.

Do ta marrim me forcë vendin e punës, një shtet që nuk menaxhon dot një kompani me 450 punonjës, si mund të menaxhojë një vend të tërë. Uzina nuk fillon pa marrë ne pagat dhe siguracionet.

Ne besojmë se shteti do të ndërhyjë, pasi të shkosh në vendin e punës, të çash kordonin e policisë, nuk është pak”, u shpreh njëri prej naftëtarëve.

Naftëtarët ishin vendosur sot përpara prefekturës së Fierit, e cila nuk ka bërë asnjë tentativë për të negociuar me kompaninë për shqetësimet e tyre.

Artikulli paraprakPolicia futet në banesë dhe qëllon me armë 70 vjeçarin, gruaja tregon tmerrin që përjetuan
Artikulli tjetërKërkimi i pambarimtë i Barcelonës për një sulmues të ri