Naftëtarët i zënë pritë: “Gramozi iku me fustan”…

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino kanë qenë sot në Fier për zgjedhjet e Asamblesë së PS, ku janë ndeshur me naftëtarët e Ballshit, të cilët protestojnë prej disa ditësh, për mungesën e pagave dhe të sigurimeve shoqërore.

Ruçi dhe Braçe nuk pranuan që të takonin naftëtarët, duke u larguar me shpejtësi prej aty, ndërsa i vetmi që u gjend rastësisht mes turmës ishte Bashkim Fino.

“Iku nuk na begenisi fare Ruçi, iku me fustan. Mënyra se si ju vini këtu nuk është e drejtë. Ne ju drejtuam juve se kërkojmë që të na mundësoni një takim me zotin Ruçi. Po na vdesin fëmijët për bukë, ju lutemi, iku Gramozi as që nuk na takoi, ne jemi bërë për të vrarë veten”, shprehen disa prej naftëtarëve.

Fillimisht deputeti i PS, Fino i është shmangur disa protestuesve duke u thënë shprehimisht se nuk eshte ai personi i duhur ku duhet të drejtoheshin.

Por me insistimin e protestuesve dhe duke ju drejtuar si deputet i kuvendit të Shqiperise ai ka qendruar dhe më pas ka premtuar për paraqitjen e këtij problemi në instancat qeveritare.

“Këtë gjë ma lini mua, do ta marr unë përsipër”, dëgjohet të shprehet Fino.

ballsh 1

Artikulli paraprakAmaneti i fundit i Nexhmije Pagarushës: Dua të…
Artikulli tjetërAfera e Ramës dhe Albpetrolit për t’i dhënë naftën shqiptare kompanisë serbe me pronar rus