Naftëtarët e Ballshit në protestë: Qeveria po na mashtron! Jemi në gjendje të mjèrueshme, kemi mbetur mes 4 rrugëve

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë para prefekturës së Fierit për të kërkuar rifillimin e punës. Një prej protestuesve foli për Fax News duke thënë se tubimi i tyre bëhet për shkak të pandemisë pasi punëtorët janë në gjendje të mjerueshme ekonomike edhe prej goditjes nga pandemia e koronavirusit.

“Sot jemi mbledhur edhe pas mbledhjes së zonja Balluku me gjithë donatorët që ishin të gatshëm për të marrë uzinën e Ballshit për rifillimin e punës. Nga mbledhja u caktua përfaqësuesi i firmës që do të vazhdojë punën e kompania dhe ne i pritëm për arsyet ekonomike dhe vështirësitë që kemi patur në familjet tona. E pritëm me entuziazëm se do të uleshim në tavolinë për të diskutuar për pagat e prapambetura apo kontratat.

Që nga mbledhja e ministres e deri më sot nga firma nuk na ka ardhur njeri as të kontaktojë as të diskutojë për ecurinë apo pròblematikat që ne kemi. Jemi në muajin e 7 dhe gjendja ekonomike është e mjèrueshme. Nuk kemi kontakt me asnjë kompani apo përfaqësues, prandaj jemi mbledhur për ti dhënë qeverisë se jemi mes 4 rrugëve. Kërkojmë rifillimin e punës sepse gjendja ekonomike është shumë e vështirë”, tha naftëtari.

Pròtestuesit janë ndarë në dy zona, një pjesë ndodhet para prefekturës së Fierit ndërsa një pjesë tjetër para uzinës së Rafinerisë. Gazetarja e Fax News në Fier, Fatmira Bajramaj raporton se prefekti i Fierit nuk ishte në dijeni për shkak të kësaj pròteste ndërsa pritet që të shpërndahen naftëtarët pasi janë në komunikim edhe me kolegët e tyre.

naftetare

Artikulli paraprakNdërron jetë ‘Daja’, ishte arrestuar për grabitjen në Aeroportin e Rinasit
Artikulli tjetërDyndja nëpër plazhe, Greqia raporton rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus